play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Shuhet Thierry Mugler,ikona franceze e industrisë së modës

today26/01/2022

Background
share close

Stilisti i famshëm francez, Thierry Mugler, krijimet dramatike të të cilit janë veshur nga
yjet e showbizit si, Madonna, Lady Gaga dhe Cardi B, ka nderruar jete në moshën 73-
vjeçare. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram.“Shpirti
i tij pushoftë në paqe”, shkruhej në postimin e shoqëruar me një fotografi të zezë.Ende
nuk janë dhënë detaje rreth shkakut të vdekjes.Mugler, i cili e themeloi brendin e tij në
vitin 1973, u bë i famshëm anembanë botës për stilin arkitektonik të veshjeve, të
përcaktuara nga supet e gjera dhe beli i ngushtë. Përdorimi i materialeve futuristike si
plastikë në veshjet e tij të skalitura po ashtu e karakterizonin stilin e tij. Disa prej
klienteve të tij të famshme ishin: Diana Ross, Beyonce, Madonna, Lady Gaga, Miley Cyrus, Rita Ora, Dua Lipa dhe të tjerë.

Përveç veshjeve, Mugler krijoi
filma dhe fotografi. Po ashtu shquhej si balerin, akrobat dhe person i pasionuar pas fitnesit,
duke theksuar se ai gjithmonë dëshironte te eksploronte trupin e njeriut si art.“Gjithmonë jam
ndjere si regjisor dhe kreacionet e mia të rrobave ishin një formë e shprehjes së
përditshmërisë”, kishte deklaruar Mugler për revistën “Interview”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%