play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ndotja e mjedisit, Kumbaro: Ashpërsojmë masat ligjore

today26/04/2024

Background
share close

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro zhvilloi një inspektim në Mat për të parë nga afër zbatimin e projektit pilot që bën të mundur ndarjen e mbetjeve në burim dhe mbledhjen e tyre nga ekipet e Bashkisë.

Kumbaro u shpreh se edhe banorët duhet të jenë bashkëpunues në iniciativat që lidhen me pastrimin e vendbanimit të tyre.

Është shumë e rëndësishme që atje ku ishin koshat të zëvendësohet me një pamje estetike që mund të jetë gjelbërim ose trotuar siç e këni bërë ju, kështu që është fantastike si model.

“Kjo është e njejtë në të gjithë qytetin edhe nëpër lagje, në çdo rrugicë, pra nuk ka më kosha, nuk ka më vende ku ka pasur kosha, është bërë një rehabilitim total.”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sapo ka mbyllur përgatitjen e një pakete ligjore për rritjen e masës së gjobës dhe për ta kthyer në titull ekzekutiv. Që do të thotë, edhe sot nëse vihen gjoba për ndotje mjedisore, përveçse janë shumë të ulëta gjithë procedura e ankimimit e bën atë të paekzekutueshme. Dhe duke kaluar koha, ajo humbet efektin edukativ si masë ndëshkimore. Prandaj në projektligjin e ri që kemi çuar në qeveri dhe më pas në parlament është rritja e masës së gjobës për të gjitha ato kategori që kanë të bëjnë me ndëshkimet dhe kundravajtjet mjedisore.

Ky projekt pilot për mbetjet në Burrel mbulon rreth 95% të qytetit dhe më pas do të shtrihet edhe në zonat e tjera.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *