Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today24/11/2026
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në përditshmëri, por përtej efektit të saj stimulues, ajo mund të ndikojë edhe në funksionimin e sistemit tretës. Një studim i ri nga shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagës ka zbuluar se konsumimi i rregullt i kafesë lidhet me rritjen e aktivitetit të zorrëve, duke hapur perspektiva të reja për studimin e kapsllëkut.
Sipas rezultateve të kërkimit, personat që konsumonin nga një deri në pesë filxhanë kafe, më shumë se tri ditë në javë, shfaqnin kontraktime më të shpeshta të zorrës së trashë. Këto lëvizje ndihmojnë në transportimin e përmbajtjes së zorrëve dhe lehtësojnë procesin e jashtëqitjes.
Studimi shqyrtoi gjithashtu ndryshimet në zorrën e hollë, ku u vu re një rritje e aciditetit te konsumuesit e rregullt të kafesë.
Hulumtimi zgjati nëntë ditë dhe përfshiu më shumë se 60 të rritur. Rreth 50 prej tyre përdorën një kapsulë të posaçme inteligjente, të quajtur SmartPill, e cila regjistronte të dhëna gjatë kalimit nëpër sistemin tretës.
Pajisja monitoronte aciditetin, temperaturën, presionin dhe lëvizjet e zorrëve, duke u dhënë studiuesve mundësinë të analizonin më nga afër funksionimin e traktit gastrointestinal.
Pjesëmarrësit regjistruan gjithashtu ushqimet dhe pijet që konsumonin, ndërsa u analizuan edhe mostra të feçeve dhe urinës për të studiuar përbërjen e mikrobiomës së zorrëve.
Sipas studiuesve, kontraktimet më të shpeshta të zorrës së trashë mund të favorizojnë funksionimin normal të tretjes dhe të ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se nuk është vërtetuar ende nëse të gjitha ndryshimet e vërejtura shkaktohen drejtpërdrejt nga konsumi i kafesë dhe nëse ndryshimi i aciditetit në zorrën e hollë sjell përfitime apo pasoja negative.
Edhe studime të mëparshme, përfshirë një kërkim të vitit 2024 nga Universiteti i Teksasit, kanë evidentuar një lidhje mes konsumimit të kafesë dhe diversitetit të baktereve të zorrëve.
Studiuesit vlerësojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar mekanizmat përmes të cilëve kafja ndikon në sistemin tretës dhe nëse këto gjetje mund të shërbejnë në të ardhmen për zhvillimin e mënyrave të reja për trajtimin e kapsllëkut.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)