play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

629 Results / Page 1 of 70

Background

Europa

Itali, protesta masive kundër qeverisë Meloni, përplasje me policinë në disa qytete

Italia është përfshirë nga protesta të gjera, ku dhjetëra mijëra studentë dhe punëtorë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar politikat e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni. Demonstratat janë zhvilluar në disa qytete të vendit, ndërsa protestuesit kanë ngritur shqetësime për rritjen e kostos së jetesës, pagat, kushtet e punës, financimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe shpenzimet ushtarake. Situata është tensionuar në disa zona, ku janë regjistruar përplasje mes […]

today30/10/2026

Europa

Serbia pas 14 vitesh ndryshon pushtetin, studentët fitojnë zgjedhjet, shqiptarët sigurojnë dy mandate

Zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, me fitoren e Listës Studentore, e cila pritet të sigurojë rreth 140 nga 250 vendet në parlament. Ndërkohë, lista e presidentit Aleksandar Vuçiç parashikohet të marrë 103-104 mandate, duke i dhënë fund dominimit politik të Partisë Progresive Serbe (SNS), në pushtet që prej vitit 2012. Fitorja e studentëve vjen pas një periudhe të gjatë protestash kundër korrupsionit dhe mënyrës […]

today26/10/2026

Aktualitet

Protestat vijojnë për të shtatën ditë radhazi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar për të shtatën ditë radhazi, me qytetarë që kanë dalë në rrugët e Tiranës, por edhe në disa qytete të tjera të vendit. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet e njëjtë: largimi i kryeministrit Edi Rama. Gjatë gjashtë ditëve të mëparshme, protestat janë shoqëruar me tensione të larta dhe përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë. Po ashtu, gjatë tubimeve janë regjistruar sulme me […]

today19/10/2026

Politikë

Parlamenti Evropian reagon për protestat në Tiranë: Apel për uljen e tensioneve dhe hetimin e dhunës

Delegacioni i Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe raportuesi i përhershëm për vendin tonë kanë shprehur shqetësim për zhvillimet gjatë protestave në Tiranë, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe shmangien e dhunës. Në deklaratën e tyre, përfaqësuesit evropianë shprehin gjithashtu shqetësim serioz për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe organeve kompetente të hetojnë […]

today19/10/2026

Politikë

“Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhja”, Presidenti Begaj thirrje për dialog: Të mos lejojmë që tensionet të cenojnë stabilitetin e vendit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas protestave dhe akteve të dhunës të ditëve të fundit, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë të zgjedhin dialogun dhe maturinë. Në një nje video mesazh, kreu i shtetit theksoi se zëri i çdo qytetari, veçanërisht i të rinjve, duhet të dëgjohet, por nënvizoi se dhuna nuk mund të jetë rruga për zgjidhjen e problemeve. Begaj apeloi për ruajtjen e […]

today15/10/2026

Politikë

Von der Leyen në Kosovë, Kurti: Jemi gati për hapin e radhës drejt anëtarësimit në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi sot, më 1 tetor, një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, reformat dhe procesin e integrimit evropian. Kurti deklaroi se Kosova ka shënuar progres në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë, duke theksuar […]

today01/10/2026

Europa

Plani i Melonit për kufizimet në shkollat italiane: “Ndalohet burka dhe hixhabi!”

  Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar një paketë masash të reja për shkollat, që pritet t’i paraqitet së shpejti Këshillit të Ministrave për shqyrtim.Ndër masat e propozuara janë vendosja e një kufiri ligjor për numrin e nxënësve të huaj në klasa, detyrimi për mësimin e gjuhës italiane për prindërit e nxënësve të huaj me vështirësi të theksuara integrimi, si dhe ndalimi i burkave dhe hixhabeve në shkolla. “Një masë […]

today21/09/2026

Politikë

GJKKO merr vendimin për Metën, ish-presidenti mbetet në burg

  Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Avokatët e Metës kishin kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë sigurie, duke synuar që ish-presidenti të mos qëndronte më pas hekurave gjatë vijimit të procesit […]

today15/09/2026

Politikë

Samiti i radhës i NATO-s do mbahet në Tiranë, Rama: Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën

Samiti i radhës i NATO-s që bën bashkë liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës do të mbahet në Tiranë. Konfirmimi u dha nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp në mbyllje te punimeve të samitit që këtë vit u zhvillua në Anakara. Samiti në Tiranë ishte parashikuar të mbahej në Tiranë në qershor 2027, por Rutte nuk përcaktoi ende afat kohor, duke thënë se do […]

today08/07/2026