Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today17/11/2026
Kryeministri Edi Rama ka shprehur interesin e Shqipërisë dhe Kosovës për përfshirjen e Japonisë në projektin strategjik të hekurudhës Durrës-Prishtinë, gjatë një takimi në Kryeministri me një përfaqësi të gjerë të sipërmarrjes japoneze.
Rama theksoi rëndësinë ekonomike dhe strategjike të këtij projekti, i cili parashikohet të vijojë përmes Nishit dhe të lidhet me Europën Qendrore, duke nënvizuar gjithashtu rolin e tij në aspektin e sigurisë dhe bashkëpunimit me NATO-n, përmes lidhjes me Portin e ri të Durrësit.
Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë, shumë të madhe për NATO-n për shkak të Portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100% për veprimtaritë ushtarake dhe ato të NATO-s, tha Rama.
“Ky mund të jetë një investim shumë interesant. Nëse e shqyrtoni projektin, do të na vinte shumë mirë të dëgjonim mendimin tuaj.
Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt”, shtoi kreu i qeverisë.
Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë është emërtuar nga kryeministri Edi Rama edhe si “hekurudha kuqezi”, me pikë kyçe qytetin e Shkodrës.
Itinerarin nga stacioni i Shkodrës do jetë i tillë:
“Stacioni i Shkodrës – Stacioni Prekal – Ndalesa në Koman – Stacioni i Tropojës – kalimi i kufirit në Kosovë – Stacioni i Gjakovës – Stacioni i Prishtinës”.
Hekurudha do të ndërlidhet me korridorin VIII, korridorin X dhe korridorin adriatiko-jonian. Kjo linjë e kthen kombin shqiptar në një pol për ekonominë dhe ndërlidhjen evropiane.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)