play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

1144 Results / Page 1 of 128

Aktualitet

Daily Mail shkruan për protestat në Shqipëri: Gjobë 6 mijë dollarë për pjesëmarrësit në turma ku ka dhunë

Gazeta britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u ndalur te protestat kundër qeverisë në Tiranë, kërkesat e studentëve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe masat e reja që lidhen me tubimet publike. Sipas raportimit të medias britanike, protestat në kryeqytet po zgjerohen, ndërsa pakënaqësia e demonstruesve lidhet kryesisht me shqetësimet për korrupsionin, problematikat në sistemin shëndetësor dhe mungesën e mundësive për […]

today29/10/2026

Aktualitet

Vijon protesta studentore para Ministrisë së Arsimit, studentët rikthehen në tubim edhe sot

Protesta studentore përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe këtë të hënë, më 26 tetor, duke hyrë në ditën e saj të 14-të. Tubimi është parashikuar të nisë rreth orës 14:00, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të zhvillohet në mënyrë paqësore apo do të shoqërohet me tensione. Protesta, e cila në nisje u karakterizua nga tubime paqësore, gjatë ditëve të fundit është shoqëruar me përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave […]

today26/10/2026

Aktualitet

Biznesi i Vogël dhe i Mesëm thirrje sipërmarrësve: “Ulni qepenat në mbështetje të studentëve!”

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që të bashkohen me protestën kombëtare të studentëve, e cila do të zhvillohet nesër, ditën e shtunë. Përfaqësuesit e shoqatës kërkojnë që bizneset të ulin qepenat gjatë orarit të protestës, në shenjë solidariteti me të rinjtë dhe qytetarët që kanë dalë në rrugë. Në deklaratën e saj, shoqata thekson se situata aktuale nuk është […]

today23/10/2026

Aktualitet

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, marshim drejt Kuvendit dhe thirrje për dorëheqjen e Ramës

Studentët dhe qytetarët kanë vijuar protestat në Tiranë, duke zhvendosur vëmendjen këtë të enjte drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku është planifikuar zhvillimi i seancës plenare. Protestuesit kanë paralajmëruar mbledhjen para godinës së Parlamentit, në vijim të tubimeve të ditëve të fundit kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protesta vjen pas disa ditësh mobilizimi të studentëve, nxënësve të shkollave të mesme dhe qytetarëve, të cilët kanë dalë në rrugë për të […]

today22/10/2026

Aktualitet

Rama nga Budva: Shqipëria po bën hapa përpara, Merz: Protestat janë mesazh për zgjerimin e BE-së

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot, më 22 tetor, në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Miloçer, pranë Budvës, në Mal të Zi. Në fjalën e tij, Rama shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë takim dhe theksoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. “Jam i lumtur që ndodhem në Malin e Zi. Është i vetmi shtet, ku ndërsa flet, helikopterët kalojnë mbi […]

today22/10/2026

Aktualitet

Rama paralajmëron masa të ashpra ndaj protestuesve: Kufizime për dhunuesit dhe familjet e të miturve

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj personave që përfshihen në akte dhune dhe dëmtime të pronës gjatë protestave kundër qeverisë në Tiranë. Gjatë një takimi me drejtues të sistemit bankar, kreu i qeverisë foli për mundësinë e vendosjes së kufizimeve ndaj personave të identifikuar si të dhunshëm, duke përmendur edhe përgjegjësinë e familjeve në rastet kur në incidente përfshihen të mitur. Rama deklaroi se qeveria po shqyrton […]

today21/10/2026

Aktualitet

Bojkot në të gjitha universitetet publike, pedagogët në krah të studentëve: “Do të kthehemi kur kërkesat të plotësohen”

Sindikata e Universiteteve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që vijojnë protestat kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Kryesia e Sindikatës, gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, të cilët marshuan drejt Kryeministrisë dhe refuzuan ftesën e kryeministrit për dialog. Bojkoti nis këtë ditë dhe do të vijojë deri […]

today21/10/2026

Aktualitet

Dita e nëntë e protestës studentore, marshim nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore në kryeqytet vijon për të nëntën ditë radhazi, me studentë, të rinj, pedagogë dhe qytetarë që janë bashkuar në marshimin e tyre drejt Ministrisë së Arsimit, në vijim të kundërshtimit ndaj qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku u zhvendosën drejt Kryeministrisë. Aty, pjesëmarrësit vijuan tubimin e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësitë dhe duke ripërsëritur kërkesat e tyre. […]

today21/10/2026

Aktualitet

Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm francez pas trazirave: “Policia humbi kontrollin”

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, ka shpjeguar arsyet që e shtynë të paraqiste dorëheqjen pas episodeve të dhunës, plaçkitjeve dhe përplasjeve me forcat e rendit gjatë protestave të fundjavës. Megjithatë, presidenti Emmanuel Macron ka refuzuar ta pranojë dorëheqjen, duke i kërkuar ministrit të vijojë punën me fokus te siguria publike dhe vënia para drejtësisë e personave përgjegjës. Në një intervistë për radion France Inter, Nunez tha se vendimi […]

today19/10/2026