play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

19–20 Nëntor: Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër në Pallatin e Kongreseve

today04/11/2026

Background
share close

Në datat 19–20 nëntor 2026, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, rikthehet edicioni i pestë i Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE 2026), organizuar nga I-Exhibitions.

Panairi do të bashkojë kompani vendase dhe ndërkombëtare, investitorë dhe profesionistë të industrisë për të prezantuar teknologji, produkte dhe zgjidhje të reja në fushën e energjisë dhe ndërtimit.

Fokusi do të jetë te energjia e rinovueshme, eficienca energjetike, teknologjitë e ruajtjes së energjisë, ndërtimi i qëndrueshëm dhe zgjidhjet për ekonominë e gjelbër.

Përgjatë dy ditëve, programi do të përfshijë panele diskutimi dhe sesione profesionale me ekspertë dhe përfaqësues të industrisë, ku do të trajtohen zhvillimet, sfidat dhe mundësitë e reja në sektorët e energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër. Diskutimet do të ofrojnë hapësirë për shkëmbimin e eksperiencave, ideve dhe perspektivave mbi transformimin e këtyre sektorëve.

Përveç ekspozimit dhe diskutimeve profesionale, ECGE 2026 do të ofrojë takime të organizuara B2B dhe demonstrime praktike, duke krijuar mundësi për njohjen me zgjidhje të reja, identifikimin e partnerëve potencialë dhe zhvillimin e bashkëpunimeve të reja.

Kush duhet ta vizitojë ECGE 2026?

Panairi u drejtohet prodhuesve, distributorëve, kompanive të energjisë dhe ndërtimit, investitorëve, zhvilluesve të projekteve, arkitektëve, inxhinierëve, ekspertëve, institucioneve financiare dhe profesionistëve të tjerë që kërkojnë të njihen me zhvillimet më të fundit dhe mundësitë e reja në këta sektorë.

Regjistrimi për vizitorët:
https://ecge.i-exhibitions.com/en/visitor

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *