Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today20/11/2026
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ai shkon mirë si me Rusinë ashtu edhe me Kinën, duke shtuar se pas bisedimeve me presidentin rus, është e qartë se Vladimir Putin dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë me mjete diplomatike.
“Unë shkoj mirë me Rusinë. Shkoj mirë me Kinën. Shkoj mirë me shumë njerëz”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
“Zhvillova një takim dypalësh me Presidentin Putin, i cili shprehu qartë dëshirën e tij për të parë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë me mjete diplomatike, dhe fola me përfaqësuesit tanë të cilët po bënin një punë të mirë. Por është një punë e vështirë. Është një punë e vështirë.
Problemi është se presidenti Zelensky dhe Presidenti Putin kanë urrejtje të madhe, dhe kjo nuk është kurrë e lehtë”, tha Trump.
Bisedimet trepalëshe midis udhëheqësve të Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të enjten nuk arritën të sjellin ndonjë përparim në luftën më shumë se katërvjeçare të Moskës në Ukrainë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)