play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Analistët: Takimi i Shenzenit nuk ishte “Jalta e re”

today20/11/2026

Background
share close

Takimi trepalësh mes Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin ishte historik në simbolikë por i kufizuar në rezultate konkrete.

Sipas një analize të Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, takime të tilla mes fuqive rivale kanë vlerë për komunikimin e drejtpërdrejtë por nuk mjaftojnë për të zgjidhur konfliktet dhe rivalitetet strategjike.

Tre presidentët ranë dakord për një deklaratë simbolike mbi rreziqet bërthamore por nuk njoftuan negociata konkrete për çarmatimin, Ukrainën, Iranin apo Tajvanin.

Presidenti kinez arriti të menaxhojë dy liderët, duke i dhënë Putinit mundësinë të rikthehet në skenën ndërkombëtare pa e lidhur Kinën me një marrëveshje të detyrueshme për Ukrainën apo reduktimin e arsenalit bërthamor.

Putini fitoi dukshmëri dhe legjitimitet politik, ndërsa Trump mori skenën dhe ceremoninë, por jo rezultatet që mund të shënonin një kthesë në politikën globale.

Sa u takon krahasimeve dhe frikës që ishte ngjallur përpara samitit, Shenzhen ishte më shumë një demonstrim force sesa një Jaltë e re.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *