Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Gjermania akuzoi sot Rusinë për shkelje të qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, duke thënë se incidenti tregon se Moska po zgjedh konfrontimin në vend të çdo interesi për negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Edhe një herë, predhat ruse kanë shkelur hapësirën ajrore polake, një tjetër shembull i provokimeve të vazhdueshme të Rusisë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme gjermane.
Kryeministri polak, Donald Tusk konfirmoi se tri objekte me origjinë ruse hynë në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë sulmeve të Moskës ndaj Ukrainës.
Tusk sugjeroi se incidenti mund të lidhet me stërvitjet ushtarake ku marrin pjesë trupa polake dhe të vendeve të tjera pranë Nowa Debas, ku po qëndronin ministrat e mbrojtjes të disa vendeve pjesëmarrëse, megjithëse theksoi se kjo mbetet vetëm një hipotezë.
Ai shtoi se ka zhvilluar diskutime të gjera me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe liderët evropianë lidhur me incidentin.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)