play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

“Shqipëria përmes syve të Bajronit”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore performon për herë të parë në Skoci

today20/11/2026

Background
share close

Më 23 nëntor 2026, Edinburgu do të mirëpresë spektaklin “Shqipëria përmes syve të Bajronit” (Albania Through Byron’s Eyes), një mbrëmje artistike që do të sjellë në skenën prestigjioze të Assembly Rooms historinë, poezinë, muzikën dhe traditat shqiptare. Aktiviteti organizohet nga Empowered Women of Diaspora (EWD), ndërsa në këtë spektakël do të interpretojë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, për herë të parë në Skoci.

Më shumë se dy shekuj më parë, poeti i madh romantik britanik, Lord Bajroni, udhëtoi në trojet shqiptare dhe mbeti i magjepsur nga peizazhet, veshjet tradicionale, karakteri dhe mikpritja e shqiptarëve. Takimi i tij historik me Ali Pashë Tepelenën dhe përjetimet e udhëtimit u bënë pjesë e një trashëgimie letrare që vazhdon të lidhë Shqipërinë me Britaninë e Madhe. Pikërisht kjo lidhje historike dhe kulturore vjen në qendër të spektaklit të 23 nëntorit, duke sjellë një takim simbolik mes së kaluarës dhe së tashmes, mes Shqipërisë që frymëzoi poetin britanik dhe Shqipërisë që vazhdon të ruajë me krenari identitetin e saj kulturor. Vepra e Lord Bajronit do të intepretohet nga poeti dhe autori, Robert Wilton.

Tingujt e muzikës shqiptare, ngjyrat e kostumeve popullore dhe ritmet e valleve do të mbushin sallën historike të Assembly Rooms. Nga atmosfera e Tepelenës dhe figura e Ali Pashës, te energjia e Valles së Tropojës, ritmet e Valles së Kukësit dhe eleganca e Valles së Osman Takës, publiku do të përjetojë pasurinë dhe larminë e folklorit shqiptar. Nën drejtimin artistik të Sokol Marsit, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë një repertor ku tradita, historia dhe mjeshtëria artistike bashkohen në një spektakël të veçantë. Koreografia do realizohet nga mjeshtëri i Valleve, Genci Kastrati, ndërsa prezantimi do t’i besohet moderatores Suela Demiri. Mes emrave të tjerë që do performojnë janë tenori Aranit Hoxha, këngëtarja Denisa Gjeso, valltarët Mariana Shkreta, Katerina Konini, Flavio Xhaferri, Reji Berisha, Mirjan Llapushi, Kejsi Koxhaj dhe Enkeleda Agolli, si dhe instrumentistët e Ansamblit Artan Shabani, Arbin Alimeri, Ermal Sela, Armand Ferra, Flogert Shatraj dhe Neki Kastrati.

Për shqiptarët e diasporës, kjo mbrëmje do të jetë një mundësi për t’u lidhur me rrënjët dhe vendlindjen përmes muzikës e valleve, ndërsa për publikun britanik dhe ndërkombëtar, një mundësi për të njohur nga afër kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.

Ngjarja organizohet nga Empowered Women of Diaspora (EWD), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës dhe Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), me mbështetjen zyrtare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë. Ky bashkëpunim synon të forcojë marrëdhëniet kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe të hapë rrugën për iniciativa të tjera artistike në të ardhmen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *