play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

Von der Leyen në Kosovë, Kurti: Jemi gati për hapin e radhës drejt anëtarësimit në BE

today01/10/2026

Background
share close

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi sot, më 1 tetor, një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, reformat dhe procesin e integrimit evropian.

“Kjo është vizita juaj e parë në Prishtinë. Përtej krizave dhe sfidave ju nuk keni munguar asnjëherë. Kosova ka pasur një prej rritjeve më të shpejta të treguesve të vlerave këtë dekadë, kemi pasur sukses në luftën kundër korrupsionit, shtetit demokratik dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kosova është demokraci elektorale, zgjedhjet tona janë të lira, të drejta dhe konkurruese. Ato duhet të mbahen njëherë në katër vjet dhe jo dy herë në vit. Kosova është një prej vendeve më të sigurta në Europa. Ekonomia vazhdon të rritet me 4% në rrit, rritja më e madhe në rajon dhe borxhi publik mbetet më i ulëti. Këtë rritje e kemi ndarë me qytetarët tanë, përmes shtesave për fëmijë dhe nënë, me sigurime më të larta dhe paga më të larta.”

Ai tha se Kosova mbetet partnere e besueshme e BE-së dhe se është e gatshme të përmbushë reformat e nevojshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në fokus të fjalës së tij ishte edhe plani i rritjes së BE-së dhe mobiliteti rajonal.

“Kosova është partner i besueshëm i BE. Ne i mbrojmë vlerat e BE. Mbështetja e qytetarëve tanë për anëtarësimin në BE mbetet më e larta, pas Shqipërisë. Çdo reformë do të përmbushet. Asnjë reformë europiane nuk do të mbetet mbrapa. Kosova ka treguar se çfarë mund të arrijë, me më shumë dyer të hapura, mund të arrijë edhe më shumë. Kosova plotëson vlerat për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Lëvizshmëria dhe mobiliteti rajonal është pjesë e planit të rritjes.”


Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Kosova kërkon drejtësi, s’mund të lejojmë barazimin e fajësisë

Kurti foli gjithashtu për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe shprehu pritshmëri që çështjet që ai i cilësoi si shqetësuese të shqyrtohen në Apel. Ai përsëriti se Kosova synon hapin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Më lejoni që të ndalem edhe te aktgjykimi i Dhomave të Specializuara. Akuza për krime kundër njerëzimit dhe sulme kundër popullsisë civile u rrëzuan, dhe Dhomat e Specializuara theksuan se Kosova nuk është në gjyq. Kemi shqetësime serioze për konkludime të tjera dhe dënime të rënda, presim që këto të rregullohen në Apel. Drejtësia duhet të shihet si e paanshme dhe duhet të veprojë si e paanshme. Kosova kërkon drejtësi për krim. Nuk mund të lejojmë barazimin e fajësisë. Kosova e ka bërë pjesën e saj dhe ne jemi gati për hapin e ardhës për anëtarësimin në BE.”


Von Der Leyen: Kosova mund të marrë deri në 882 mln euro nga plani i rritjes i BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti u shpreh se vendimi i Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së, ishte një aktgjykim për përgjegjësi individuale dhe se rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim.

“BE ka qëndruar me ju që nga ajo kohë. E kemi Kosovën partner të rëndësishëm. Kemi mbështetur reformat dhe themelimin e Kosovës moderne dhe demokratike. Aktgjykimi nga Dhomat e Specializuara ka sjellë reagime dhe emocione të kuptueshme. Aktgjykimi është dhënë nga një institucion i pavarur. Ky akt gjykim ka të bëjë për përgjegjësinë indviduale. Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim“, tha Von Der Leyen.

Von Der Leyen u ndal edhe tek çështja e formimit të institucioneve në Kosovë, si dhe nxiti qeverinë për reforma.

“Kuvendi dhe qeveria janë themeluar ndërsa hapi i radhës është zgjedhja e presidentit. Detyra jonë është ta shndërrojmë këtë aspiratë në hapa konkretë të anëtarësimit“, u shpreh Von Der Leyen.

Më pas presidentja e KE, u shpreh se Kosova mund të përfitojë deri në 882 milion euro nga plani i rritjes i Bashkimit Europian.

“Kosova mund të pranojë deri në 882 mln euro sipas planit të rritjes. Keni marrë 62 mln si parafinancim. Ne ju nxisim që të bëni reforma. Kemi çështjen e roaming, tani keni edhe kryenegociatorin. Dhe sa i përket SEPA-s, kur të miratoni legjislacionin, mund të bëheni pjesë e SEPA-s. Ne do vizitojmë universitetin në Prishtinë dhe hapësirat që janë ndërtuar me fondet e BE. Faleminderit për gjithçka që keni bërë”, tha presidentja e KE-së.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *