Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka anuluar detyrat e tij publike për pjesën tjetër të javës ndërsa po shqyrton mundësinë që të japë dorëheqjen.
Vendimi vjen pasi një gjykatë nisi një hetim ndaj gruas së tij Begona Gomez për mashtrim të dyshuar dhe korrupsion. Pedro Sánchez, i cili ka udhëhequr Spanjën që nga viti 2018, tha se “serioziteti i sulmeve” që ai dhe gruaja e tij, Begoña Gómez, po përjetonin e kishin bërë atë të rivlerësonte pozicionin e tij, duke shtuar se ai do të zbulonte vendimin e tij të hënën e javës së ardhshme.
“Më duhet të ndaloj dhe të mendoj. Kam nevojë urgjente për një përgjigje për pyetjen nëse duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë apo të heq dorë nga ky nder,” shkroi ai në platformën X.
Gjykata që po hetonte Gomez nuk dha detaje të mëtejshme pasi çështja u ngrit nga një platformë ligjore e krahut të djathtë kundër korrupsionit “Manos Limpias” se Begoña Gomez përdori pozicionin e saj për të ndikuar në marrëveshjet e biznesit.
“Manos Limpias” e ka akuzuar Gomezin se ka marrë favore nga linja ajrore ‘Air Europa’ dhe kompania e saj spanjolle Globalia gjatë kohës së saj si drejtoreshë e një qendre kërkimore afrikane në shkollën e biznesit IE të Madridit deri në vitin 2022.
Kryeministri socialist Sanchez, i cili sapo ka formuar një qeveri të re të koalicionit të majtë në letrën e tij shprehet se ankesa bazohej në fakte joekzistente dhe ishte pjesë e një fushate kundër gruas së tij e udhëhequr nga media ultrakonservatore dhe e mbështetur nga opozita dhe ekstremi i djathtë.
Sipas ekspertëve nëse Sanchez do të tërhiqej nga parlamenti mund të zgjidhte një kryeministër tjetër, por duke pasur parasysh natyrën e tij dukej e pamundur që dikush të mbizotëronte, por me shumë gjasa zgjedhjet e përgjithshme do të jenë shumë afër.
Post comments (0)