play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

423 Results / Page 44 of 47

Background

Politikë

Shqipëria i thotë po edhe zyrtarisht anëtarësimit në Nato të Finlandës dhe Suedisë

Shqipëria i ka dhënë dritën jeshile zyrtarisht anëtarësimit në Nato të Finlandës dhe Suedisë. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e jashtme Olta Xhaçka, pas mbledhjes së qeverisë. “Në mbledhjen e sotme miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO në Suedisë dhe Finlandës. Kemi dhënë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto janë protokolle që kalojnë më pas për […]

today26/05/2022

Politikë

Zgjedhjet për kryetarët e 61 degëve të PS, shtyhet afati i aplikimit deri në 31 maj

Shtyhet afati i aplikimit për zgjedhjet për kryetarët e 61 degëve të Partisë Socialiste. PS bënë me dije se deri ditën e djeshme janë administruar mbi 400 emra, ndërsa afati i përcaktuar skadon sot. Nisur nga interesi i lartë për pjesëmarrje në këtë proces, afati është shtyrë deri në 31 maj. Njoftimi i plotë: Në zbatim të vendimeve të Kongresit, Asamblesë Kombëtare dhe Kryesisë për fushatën e zgjedhjeve të brendshme […]

today25/05/2022

Politikë

Në 30 maj raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit.

Në 30 maj do të jetë raundi i tretë i procesit të votimit të Presidentit të Republikës. Afati i dorëzimit të  dokumentacionit të kandidateve, është të dielën, më datë 29, ora 16:00. Ishte kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili propozoi ka në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve që data 30 maj të jetë raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit. “Raundi i radhës, 30 maj ora […]

today24/05/2022

Politikë

Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD, fiton thellë ndaj Ibsen Elezit

Ish-Kryeministri Sali Berisha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, 9 vite pasi u largua nga kjo detyrë. Ai mori shumicën e votave në të gjitha degët ku u votua sipas parimit “Një anëtar, një votë” përballë rivalit Ibsen Elezi. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike në një konferencë për media deklaroi mbrëmjen e kësaj të diele se pjesëmarrja ishte i lartë, ndërsa procesi ishte i qetë […]

today23/05/2022

Politikë

PE voton raportin e Santos: BE të nisë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Parlamenti Europian ka votuar rezolutën për Shqipërinë. Rezoluta, është votuar me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenim. Ajo kishte të bënte me progresin e në reformat gjatë vitit 2021. Kjo është përshëndetur nga Raportuesja e Shqipërisë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. Parlamenti Europian i ka Këshillit të BE të hapë sa më shpejt negociatat për Shqipërinë. Moshapja e negociatave sipas tyre, është kërcënim për zgjerimin, duke shtuar se […]

today19/05/2022

Politikë

Negociata për Presidentin, deri në raundin e 3 do të propozojë vetëm opozita

Partia Socialiste dhe opozita rinisën ditën e sotme negociatat në përpjekje për të gjetur një kompromis për emrin e kreut të ri të shtetit. Gjatë takimit që u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u ra dakord me dokumentin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj. Në këtë mënyrë, deri në raundin e tretë do të jetë opozita ajo që do të propozojë kandidatë. Ndërkohë, Partia Socialiste do të mund të […]

today18/05/2022

Politikë

Vendoset data e raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri

Raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit do të zhvillohet më më 23 maj. “Raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë datë 23 maj orën 18:00. Besoj që ky është propozim që biem të gjithë dakord”, tha Taulant Balla. Kushtetuta parashikon që Kuvendi të shkojë në një raund të dytë për të zgjedhur Presidentin e Republikës, e cila përkon me datën limit 24 maj. Opozita dhe mazhoranca nuk kanë […]

today17/05/2022

Politikë

Pas deklaratës së Ramës, Berisha firmos kërkesë urgjente për mocion për debat në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljen e tij në një konferencë për mediat njoftoi se është firmosur kërkesa për mocion për të zhvilluar debat në Kuvend, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra në Bruksel për ndryshim të qëndrimit në rast se nuk do të ketë hapje të negociatave. Deklarata të cilat Berisha i cilësoi kërcënuese. “Deputetët e opozitë kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkese për mocion […]

today13/05/2022

Politikë

Rrëzimi i rezolutës, Rama: Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas reagimeve që shkaktoi rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën në Parlament. Kreu i qeverisë thotë se si fillim duhet të ngrihet pyetja se përse po diskutohet për këtë rezolutë pikërisht sot dhe me ç’rast. Po ashtu, sipas Ramës, bëhet fjalë për një lojë të ulët nga zoti Berisha të cilin e cilëson si “një i shpallur nga SHBA si i korruptuar dhe minues […]

today12/05/2022