play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Rrëzimi i rezolutës, Rama: Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar

today12/05/2022

Background
share close

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas reagimeve që shkaktoi rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën në Parlament. Kreu i qeverisë thotë se si fillim duhet të ngrihet pyetja se përse po diskutohet për këtë rezolutë pikërisht sot dhe me ç’rast.

Po ashtu, sipas Ramës, bëhet fjalë për një lojë të ulët nga zoti Berisha të cilin e cilëson si “një i shpallur nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë.”

Ai thotë se ndjen keqardhje për ata që, sipas tij, s’e kanë idenë e “kësaj loje të ulët.”

“Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë.”

Albania's Edi Rama lacks a prodigious foreign policy | Atalayar - Las  claves del mundo en tus manos

EDI RAMA NË TWITTER

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!

Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!”

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi para mediave arsyet pse socialistët rrëzuan sot rezolutën për Srebrenicën. Sipas tij kjo nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por sepse propozimi ka firmën e Sali Berishës.

Rezoluta për Srebrenicën u depozitua në Kuvend nga Tritan Shehu me firmat e deputetëve të Komisionit ë Rithemelimit. Por ky propozim u rrëzua me votat e shumicës socialiste.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Similar posts

Politikë

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët/ Ministria e Brendshme në Itali publikon tenderin për menaxhimin: 34 milionë euro, ja kur synohet të hapen kampet

Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e ambienteve të pritjes së emigrantëve që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare në nëntor të vitit 2023. Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e ambienteve të […]

today25/03/2024

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%