play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Në 30 maj raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit.

today24/05/2022

Background
share close

Ertryt

Në 30 maj do të jetë raundi i tretë i procesit të votimit të Presidentit të Republikës. Afati i dorëzimit të  dokumentacionit të kandidateve, është të dielën, më datë 29, ora 16:00.

Ishte kreu i grupit socialist, Taulant Balla, i cili propozoi ka në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve që data 30 maj të jetë raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit.

“Raundi i radhës, 30 maj ora 10:00. Shpresoj të kemi votim dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Balla. Ky propozim u miratua nga kryetarja e Konferences, Lindita Nikolla.

Dy raundet e para për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dështuan. Në Kuvend nuk u paraqit asnjë emër nga palët politike, ndërsa marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës u prish.

Mënyra e propozimit të emrave është pika që ndan palët, ndërsa më herët socialistët pranuan draftin e Enkelejd Alibeajt. Demokratët kërkojnë që të propozojnë katër emra dhe më pas të përzgjidhet një kandidaturë bashkarisht me socialistët që t;ja depozitojnë Kuvendit për tu votuar. Sipas tyre kjo është mënyra e vetme për të zgjedhur një president konsensual.

Nga ana tjetër, Taulant Balla theksoi edhe njëherë sot se PS nuk do të propozojnë asnjë emër edhe për datën 30, pasi i përmbahen marrëveshjes, që deri në raundin e tretë propozon opozita. Balla bëri thirrje që opozita të sjellë një emër me firmat përkatëse.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Club Goes To Hollywood

Beckhams nuk presin për fotot e dasmës,i gjejnë në “Vouge” (fotot ekskluzive nga ceremonia)

Ceremonia e martesës së djalit  të David Beckham,Brooklyn ishte një festë sa madhështore,aq edhe elegante që nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen. Ai kurorëzoi dashurinë e tij me aktoren Nicola Peltz,vajzën e bilionerit Nelson Peltz në  Miami,Florida në SHBA,më 11 prill të këtij viti. Një prej gjërave që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se nuk qarkulloi asnjë foto nga ceremonia dhe për këtë kishte një arsye të cilën e zbuluam së fundi. […]

today24/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%