play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD, fiton thellë ndaj Ibsen Elezit

today23/05/2022

Background
share close

Ish-Kryeministri Sali Berisha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, 9 vite pasi u largua nga kjo detyrë. Ai mori shumicën e votave në të gjitha degët ku u votua sipas parimit “Një anëtar, një votë” përballë rivalit Ibsen Elezi.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike në një konferencë për media deklaroi mbrëmjen e kësaj të diele se pjesëmarrja ishte i lartë, ndërsa procesi ishte i qetë dhe transparent.

“Në përfundim, në total kanë votuar për kryetarin e PD 43 680, ndër të cilët 40 820 kanë votuar për zotin Sali Berisha, ose 93 përqind të votave. Komisioni shpall zotin Sali Berisha fitues të garës dhe kryetar të PD”, tha Vokshi.

Kandidati tjetër në garë Ibsen Elezi, mori vetëm 5.8% të votave. Në të gjitha degët e Partisë Demokratike, rezultuan 328 vota të pavlefshme. 108 qendrat e votimit u hapën prej orës 08:00 të mëngjesit, për t’u mbyllur në orën 20:00. Rezultati përfundimtar do të bëhet publik ditën e nesërme.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Show Biz

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker i thonë “po” njëri-tjetrit në Itali

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker i thanë “po” për herë të tretë njëri-tjetrit. Pasi u martuan ligjërisht pak ditë më parë, ata organizuan një ceremoni madhështore në një kështjellë në Portofino të Italisë. 43 vjeçarja dhe bateristi bënë betimet ndaj njëri-tjetrit në Castello Broën të ​​dielën. Kourtney kishte veshur një fustan të shkurtër Dolce & Gabbana me një bisht të gjatë. Dhëndri mbante veshur një kostum të zi nga e […]

today23/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%