play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Shqipëria i thotë po edhe zyrtarisht anëtarësimit në Nato të Finlandës dhe Suedisë

today26/05/2022

Background
share close

Shqipëria i ka dhënë dritën jeshile zyrtarisht anëtarësimit në Nato të Finlandës dhe Suedisë. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e jashtme Olta Xhaçka, pas mbledhjes së qeverisë.

“Në mbledhjen e sotme miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO në Suedisë dhe Finlandës. Kemi dhënë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto janë protokolle që kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend. Kur kjo procedure të miratohet në 230 parlamentet e vendeve anëtare të NATO do të bëhet i mundur pranimi de jure në traktatin e Atlantikut të Veriut për këto dy vende. Hapi final është edhe depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë qeverisë së SHBA në cilësinë e vendit depozitues të këtij traktati. Është një zhvillim i rëndësishëm që forcon sigurinë dhe bashkëpunimin mes SHBA dhe BE-së si dhe NATO-s dhe BE-së. Është një zhvillim që vjen si një pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus në Ukrainë”, bëri të ditur Xhaçka

Të dy vendet bënë aplikim zyrtar ditët e fundit pas rrezikut nga një agresion rus, dhe kanë marrë mbështetjen nga të gjitha shtetet anëtare të aleancës ushtarake, përveç Turqisë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi të dy vendet si mbështetëse të terrorizmit në një prononcim për mediat.

Ditën e djeshme, kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, i është përgjigjur akuzave të presidentit turk duke thënë se vendi i saj “nuk dërgon para për organizatat terroriste.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Shëndetsi

Rama në QSUT: Nga 1 korriku, pagat do të rriten!

Kryeministri ditën e sotme inspektoi punimet në Spitalin Infektiv në QSUT, ku po investohet për rehabilitimin dhe zgjerimin e tij. Kreu i qeverisë i cili shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në takimin me mjekët tha se nga 1 korriku rroga e tyre do të rritet, ndërsa shprehu perspektivën që pagat, të rriten çdo vit. “I gjithë sistemi i sigurisë do të jetë i garantuar dhe besoj se nuk […]

today26/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%