play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

622 Results / Page 47 of 70

Background

Politikë

Samiti i Procesit të Berlinit/ Rama surprizon liderët evropianë me valle shqiptare dhe të Ballkanit Perëndimor

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor kanë shkrepur foton zyrtare, sipas protokollit, në kuadër të Samit të Procesit te Berlinit, i cili po mbahet në Tiranë. Ndërkohë, grupe valltarësh kanë performuar valle me motive kombëtare shqiptare dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, para liderëve duke dhuruar një atmosferë fantastike, në hyrje të  Piramidës. Ky spektakël mori duartrokitje dhe kështu u shënua dhe fundi i sesionit të parë të Samitit. […]

today16/10/2023

Politikë

Samiti i Procesit të Berlinit/ Kurti pritet të takohet me kancelarin Scholz

Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Berlinit, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Është paralajmëruar edhe një takim mes tij dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz. Ndërkaq, të dielën kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se në këtë samit nuk do të diskutohet rreth agresionit të Serbisë mbi Kosovë, të kryer më 24 Shtator. Ai tha se hapësira për diskutim të hapur mes […]

today16/10/2023

Politikë

Konflikti Hamas – Izrael, Rama: Nuk është ky qëllimi i këtij samiti. Kërthiza e Europës është në Bruksel

Kryeministri Edi Rama tha se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për sulmin në veri të Kosovës, por do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon. “Samiti i Tiranës është në vazhdën e Procesit të Berlinit dhe Procesi i Berlinit është një vizion i kancelares Angela Merkel, e cila bëri të mundur që për herë […]

today16/10/2023

Politikë

“Synojmë të hapim negociatat për grupin e parë në BE”, presidentja e KE-së reagon pas konferencës me Ramën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të Procesit të Samitit të Berlinit në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Ursula Von Der Leyen shkruan se Bashkimi Evropian synon hapjen e negociatave të grupit të parë. “Shqipëria ka arritur tashmë kaq shumë. Procesi i shqyrtimit po ecën pa probleme. Falë ekipeve negociuese nga […]

today16/10/2023

Politikë

“Shqipëria sot, si Europa e Ballkanit”, Rama publikon foton: Në Piramidën e diktatorit do të ulen armiqtë e tij të përbetuar

Për herë të parë në rajon mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Ky Samit bën bashkë liderët e vendeve të Ballkanit, shteteve anëtare të BE dhe përfaqësues më të lartë të Bashkimit Europian. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka postuar një foto nga ku do të mbahet Samiti, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ndërsa shprehet se aty do të ulen armiqtë e tij të përbetuar. STATUSI: […]

today16/10/2023

Politikë

Agjenda/ Samiti i Procesit të Berlinit mbledh në Tiranë krerët e BE dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti i Procesit të Berlinit mbahet për herë të parë në rajon dhe mikpritëse e evenimentit të rëndësishme është zgjedhur Shqipëria. Ky samiti do të bëjë bashkë të hënën, të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Procesi i Berlinit është një iniciativë, e cila synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, por dhe dhënin ndihmë që […]

today16/10/2023

Politikë

Ministri i Financave, Mete: Administrata tatimore të jetë një këshilluese sa më e mirë për biznesin

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete mori pjesë në nisjen e aktiviteteve trajnuese për administratën tatimore mbi ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Në fjalën e tij, ministri i Financave vlerësoi rëndësinë e kuptimit sa më saktë të legjislacionit nga ana e administratës tatimore, në mënyrë që ajo të jetë një këshilluese sa më e mirë për biznesin gjatë zbatimit të tij. “Ligji 'Për tatimin mbi të […]

today11/10/2023

Politikë

Gjykata e Lartë: Shqetësim referimet për kërcënime të magjistratëve, të merren masa të menjëhershme ligjore

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë përcjellin me shqetësim të gjitha referimet për kërcënime të  magjistratëve për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre. “Qëllimi i sistemit të drejtësisë është të kryejë në mënyrë funksionale dhe parimore detyrën e tij dhe për këtë arsye duhet të jetë i mbrojtur dhe i garantuar nga çdo lloj presioni, ndërhyrje, pengimi, kufizimi, nga cilido drejtim që mund të vijë, pasi ato cënojnë rëndë funksionimin […]

today06/10/2023

Politikë

Lajçak: Rajoni i Ballkanit Perëndimor s’po duket aspak mirë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha të premten se rajoni i Ballkanit Perëndimor “nuk po duket aspak mirë dhe të gjithë kanë frikë se mund të ringjallen fantazmat e së kaluarës”. Duke folur në Forumin 2BS në Budva, Lajçak theksoi se situata mes Serbisë dhe Kosovës është përkeqësuar pas konfliktit në veri të Kosovës më 24 shtator dhe se kjo është […]

today06/10/2023