Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Armando Broja vijon të jetë jashtë fushave për shkak të dëmtimit në zonën e ijeve, ndërsa rikthimi i tij pritet të vonojë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mungoi në ndeshjen e fundit me Burnley dhe situata e tij mbetet ende e paqartë.
Për një përcaktim më të saktë të kohës së rikuperimit do të shërbejnë vizitat mjekësore që do të kryhen gjatë javës së ardhshme.
“E dimë se ai do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë më të gjatë, kjo është e sigurt. Megjithatë, duhet të presim dhe të shohim se si do të jetë situata gjatë javës së ardhshme. Për momentin, duhet të presim për të kuptuar nëse bëhet fjalë për dy, tri, katër, pesë, gjashtë apo edhe shtatë javë mungesë”, tha trajneri i Burnley, Fabio Celestini.
Sa i përket ndeshjeve të ekipit përfaqësues në muajin nëntor duket se dëmtimi i pamundëson rikthimin në Kombëtare.
Broja nuk u grumbullua as në muajin shtator nga trajneri Maran, teksa të gjithë presin shkallën e dëmtimit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)