Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today10/11/2026
Tekniku italian po shqyrton formacionin që do të hedhë në fushë, me skemën 3-4-2-1 që pritet të mbetet zgjedhja kryesore. Dy janë dilemat për formacionin titullar: Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj konkurrojnë për një vend në mbrojtje, ndërsa në mesfushë Laçi është në garë me Ramadanin.
Një tjetër shqetësim për stafin teknik janë kartonët e verdhë. Tetë futbollistë të Kombëtares rrezikojnë të humbasin ndeshjen pasardhëse ndaj Bjellorusisë në rast ndëshkimi.
Ndërkohë, Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të tifozëve në sfidën ndaj Finlandës. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se të gjitha biletat për ndeshjen në stadiumin “Arena Kombëtare” janë shitur dhe impianti do të jetë i mbushur plot.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot seancën e dytë stërvitore, në orën 15:00, ku trajneri do të ketë mundësinë të vlerësojë më nga afër gjendjen fizike të lojtarëve dhe të qartësojë zgjedhjet për formacionin.
Written by: Neada Mucaj
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)