Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/10/2023
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka bërë me dije se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua akti normative për ndryshimet në buxhetin e 2023-shit.
Mete u shpreh se ky akt parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.4 miliardë lekë, si dhe rishpërndarje të 46 miliardë lekësh me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjes së rritjes ekonomike.
Mete theksoi më tej se nëpërmjet aktit normative, mbështetet procesi i rindërtimit me afro 12 miliardë lekë me synim avancimin dhe përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi.
“Sot në mbledhje miratuam aktin normativ për ndryshimet e buxhetit 2023.
Parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 mld lekë.
Rishpërndahen 46 mld lekë me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjes së rritjes ekonomike.
Nëpërmjet aktit normative mbështetet procesi i rindërtimit me afro 12 mld lekë më synim avancimin dhe përmbylljen sa më shpejtë të këtij procesi.
Alokohen 1.8 mld lekë për skemën e naftës dhe skemat e mbështetjes së fermerëve që disbursimi I tyre të bëhet deri në fund të vitit”, u shpreh ministri.
Mete bëri me dije gjithashtu se nëpërmjet këtij akti normative parashikohet një shtesë edhe për ish-të përndjekurit politik, si dhe mbështeten projekte në infrastrukturën rrugore, në ujësjellës dhe kanalizime.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)