Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/10/2023
Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar ditën e sotme një numër marrëveshjesh gjatë pritjes së presidentit Emanuel Makron.
Një nga marrëveshjet e nënshkruara është ajo e udhërrëfyesit ekonomik mes ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministri i Deleguar i Tregtisë së Jashtme, Atraksionit dhe Diasporës së Republikës Franceze z. Olivier Becht.
“Memorandum i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) – nënshkruar nga Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Ilir Beqaj dhe Drejtor për Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Cyrille Bellier”, është një tjetër marrëveshje e nënshkruar midis dy vendeve. Gjithashtu marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara të Republikës Franceze, – nënshkruar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Presidenti për Qendrën Kombëtare për Kinemanë dhe Imazhet e Animuara Dominique Boutonnat.“Deklarata e qëllimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të përtej Detit të Republikës Franceze, në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike – nënshkruar nga Ministri i Brendshem i Republikës së Shqipërisë Taulant Balla dhe Ambasadorja e Republikës Franceze në Shqipëri Catherine Suard”, theksohet më tej në njoftimin e Kryeministrisë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)