Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti amerikan Donald Trump tha se administrata e tij ka një “koncept” për një marrëveshje të re tregtare me Kanadanë, ndërsa kryeministri Mark Carney u shpreh se të dy udhëheqësit patën një bisedë të frytshme mbi të ardhmen e tregtisë mes vendeve të tyre.
Trump tha se marrëveshja do të përfshijë edhe projektin e tubacionit “Keystone XL”. Tubacioni i propozuar do të transportonte 830,000 fuçi naftë në ditë nga rërat naftëmbajtëse të Albertës veriore drejt qendrës kryesore amerikane të ruajtjes në Cushing, Oklahoma, dhe më pas drejt rafinerive në bregun e Gjirit të Meksikës.
“Kemi idenë e një marrëveshjeje shumë të mirë me Kanadanë. Fola sërish me kryeministrin dhe kemi skicën e një marrëveshjeje që do të jetë e shkëlqyer për fermerët tanë, e shkëlqyer për vendin tonë. Do të jetë mirë edhe për Kanadanë. Ata do ta ndërtojnë tubacionin ‘Keystone’. Ata do ta paguajnë vetë, ne thjesht do t’u ofrojmë itinerarin”, tha Trump.
Gjatë muajve të fundit, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa me vlerë miliarda dollarë ndaj njëra-tjetrës.
Vendosja e tarifave ndaj Kanadasë është shndërruar në një çështje debati në disa shtete veriore amerikane, si Michigan dhe Maine, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)