Trajneri i Kosovës beson te Botërori: Turqia është e fortë, por do të japim gjithçka për fitore
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, beson të kualifikimi në Botëror. Në konferencën para finales së “play off” ndaj Turqisë, tekniku i “dardanëve” u shpreh besimplotë për një rezultat pozitiv. Foda vlerësoi Turqinë, duke thënë se është kundërshtar i fortë, por theksoi se shanset për kualifikim janë 50-50. Po ashtu, ai u shpreh se Kosova do të japë gjithçka për të fituar, në atë që do të ishte një kualifikim historik. […]