Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Spanja ka ndërmarrë një hap të fortë politik dhe ushtarak ndaj Shteteve të Bashkuara, duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët amerikanë që lidhen me operacionet ushtarake kundër Iranit.
Lajmi është raportuar nga gazeta spanjolle El Pais, e cila citon burime ushtarake.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka qenë ndër zërat më kritikë ndaj operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke i cilësuar ato si të paligjshme dhe të rrezikshme.
“Para së gjithash, siç e dini, ne i kemi mohuar Shteteve të Bashkuara përdorimin e bazave të Rotës dhe Moronit për këtë luftë të paligjshme. Të gjitha planet e fluturimit që përfshinin veprime të lidhura me operacionin në Iran u refuzuan, përfshirë edhe avionët furnizues me karburant. Nuk ka qenë e lehtë, por kemi vepruar kështu sepse kjo lejohet nga marrëveshja dypalëshe që rregullon këto baza. Jemi një vend sovran që nuk dëshiron të marrë pjesë në luftëra të paligjshme”, tha Sánchez.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me masa ekonomike ndaj Spanjës, duke përfshirë mundësinë e ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare, pas refuzimit të Madridit për të lejuar përdorimin e bazave ushtarake.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)