play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Italia kundër Irlandës së Veriut

today26/03/2026

Background

Këtë mbrëmje, stadiumi i Bergamos do të presë sfidën e Italisë, që do të përballet me Irlandën e Veriut. Skuadrat zbresin në fushë në 20:45, për gjysmëfinalen e playoff-it për Botërorin.

Për azzurrët, kjo nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat: është një përballje me të kaluarën, me plagë ende të hapura dhe me atë heshtje të rëndë që ka shoqëruar dy Botërorët e kaluar të përjetuar si spektatorë.

Italia vjen nga vite të vështira: një Kampionat Europian zhgënjyes në vitin 2024, një grup kualifikues i komplikuar dhe mbi të gjitha, një peshë psikologjike që nuk largohet. Eliminimet kundër Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut janë ende të gjalla në kujtesën e të gjithëve.

Në stol është Gennaro Gattuso, i thirrur të rifreskojë ekipin shpejt, me pak kohë dhe shumë presion. Ai u ka kërkuar lojtarëve të harrojnë të kaluarën dhe të mendojnë vetëm për këtë ndeshje.

Nuk do të jetë një Itali perfekte, ndoshta as shumë e shkëlqyer, por është një skuadër që duhet të rigjejë veten. Një ekip që mbështetet te grupi, te vazhdimësia dhe te dëshira për të reaguar. Në sulm do të jetë çifti Kean–Retegui, në mesfushë talenti dhe sakrifica e Barella-s dhe Tonali-t, dhe në mbrojtje një repart që të mos lëkundet.

Në letër, Italia është më e forte, por futbolli, siç e dimë nuk fal shpërqendrimet dhe mbi të gjitha, nuk e zhduk frikën.

Sonte Italia nuk luan vetëm për të fituar: luan për t’u rikthyer, për të lënë pas errësirën dhe mbi të gjitha, për t’i kujtuar vetes se disa ëndrra nuk mund të përfundojnë lehtë.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *