Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today30/03/2026
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, beson të kualifikimi në Botëror. Në konferencën para finales së “play off” ndaj Turqisë, tekniku i “dardanëve” u shpreh besimplotë për një rezultat pozitiv.
Foda vlerësoi Turqinë, duke thënë se është kundërshtar i fortë, por theksoi se shanset për kualifikim janë 50-50.
“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë me kualitet, por edhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, shanset janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar.
Padyshim që shihet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Po luajmë për kualifikimin në Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”.
Natyrisht nuk do të zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të performojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm.
90 apo 120 minuta? Nuk jam parashikues i të ardhmes, ndoshta do të ketë edhe penallti. Me rëndësi është që jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë”, deklaroi Foda.
Ndeshja Kosovë-Turqi, do të luhet të martën e 31 marsit në Prishtinë, duke nisur nga ora 20:45.
Written by: Sasha Ndreka
Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të përballet me ish-kampionin e botës në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, më 25 korrik në Riad të Arabisë Saudite. Ky duel shënon rikthimin e boksierit britanik në ring pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Nigeri gjatë muajit dhjetor. Prenga, në moshën 35-vjeçare, mban […]
today28/04/2026
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)