Tuneli i Llogorasë/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton ndërtimin e rrugëve ndihmëse
Puna po vijon me ritme të shpejta në tunelin e Llogorasë që do të shkurtojë ndjeshëm distancën drejt jugut të vendit. Zv.kryeministrja sot ka inspektuar rrugët dytësore që lidhin tunelin me akset kombëtare, ndërsa u shpreh se dorëzimi do të ndodhë për hapjen e këtij sezoni veror. Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusat, dhe jo për ato me tonazh të rëndë. […]