Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pas përfundimit të seancës dëgjimore, mbrojtësi i të dyshuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq tha para medieve se i mbrojturi i tij në gjykatore ka treguar për lëvizjet e tij në ditën kritike dhe se nuk ka lidhje me sulmin terrorist në Zubin-Potok. Avokati tha se në seancë Gjykata dëgjoi argumentet e prokurorit të shtetit dhe mbrojtjes, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Vllajiq tha se besojnë që nuk ka arsye që të mbrojturit të tij t’i caktohet paraburgimi dhe se përveç kësaj, sipas tij, nuk ka asnjë provë për veprat për të cilat dyshohet ai. “Ai dyshohet se është përgjegjës për sulmin ndaj rendit kushtetues duke shkatërruar objekte infrastrukturore, lidhur me terrorizmin dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe municionit”, tha Vllajiq, raporton Telegrafi.
Veç kësaj, Vllajiq pas seancës tha se municioni i gjetur në shtëpinë e të dyshuarit Viqentijeviq është e padiskutueshme, por që, sipas tij, nuk ka lidhje me shpërthimin.“Nuk janë gjetur eksploziv, as çakmakë, as detonatorë, kështu që edhe ajo që është gjetur nuk e vërteton atë që pretendon prokurori i shtetit”, tha avokati Nebojsha Vllajiq.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)