play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Turqia: Do të dislokohet një sistem i ri raketash Patriot në jug

today18/03/2026

Background
share close

Turqia ka njoftuar se raketa të reja Patriot do të vendosen në bazën ushtarake të Incirlik-ut në juglindje të vendit, në provincën Adana, pasi javën e kaluar sistemi mbrojtës i NATO-s kishte ndërprerë një raketë të tretë nga Irani që drejtohej drejt hapësirës ajrore turke.

“Përveç masave kombëtare të marra për të garantuar sigurinë e hapësirës sonë ajrore dhe të qytetarëve tanë, një sistem shtesë Patriot, i caktuar nga Komanda Ajrore Aleate e Ramstein-it në Gjermani, është në proces dislokimi në Adana, në shtesë të sistemit Patriot spanjoll tashmë të pranishëm në bazë,” ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, citon Reuters.

Adana është vendndodhja e Bazës Ajrore Incirlik të Turqisë, ku ka personel nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Spanja dhe Polonia, si dhe trupa turke.

Turqia, e konsideruar si një vend lider në zhvillim në industrinë globale të mbrojtjes, ende nuk ka mbrojtje ajrore të plotë të vetën pavarësisht përpjekjeve për zhvillim, dhe është mbështetur tek mbrojtja ajrore e NATO-s e dislokuar në Mesdheun Lindor për të ndërprerë tre raketa që thotë se janë lëshuar nga Irani që prej fillimit të luftës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *