Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Senegalit, Abdoulaye Sow, ka deklaruar prerazi se trofeu i Kupës së Afrikës nuk do të largohet nga vendi, pavarësisht vendimit të Konfederatës Afrikane për t’ia dhënë titullin Marokut në tavolinë.
Zyrtari senegalez e quajti konfederatën afrikane “të kalbur” dhe konfirmoi se do t’i drejtohen Gjykatës Arbitrare Sportive (CAS) për të kërkuar drejtësi.
“Konfederata Afrikane është e kalbur dhe reagimet nga e gjithë bota pas këtij vendimi konfirmojnë zemërimin absolut. Presidenti i federatës sonë po flet me të gjithë ata që janë të përfshirë. Beteja nuk ka mbaruar ende. Dua t’i siguroj të gjithë tifozët se Senegali ka të drejtë dhe e ka fitoren në anën e tij. Trofeu nuk do të largohet nga vendi”, tha Sow.
Sipas tij, asnjë vendim administrativ nuk mund të zhbëjë triumfin sportiv të arritur nga lojtarët. Federata senegaleze po komunikon me të gjithë faktorët e përfshirë për të bllokuar këtë ekzekutim të vendimit të Konfederatës Afrikane.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)