Video/ Dorëhiqet ministri i jashtëm pas pamjeve me tufa dollarësh si rryshfet në tavolinë
Stanley Kakubo është detyruar sot të japë dorëheqjen si ministri i jashtëm i Zambias pas regjistrimeve në video duke marrë tufa parash nga një biznesmen kinez i minierave. Pamjet janë relativisht të qarta dhe ministri nuk ka mohuar se ishte ai në video. Zyrtarët vendas thanë se Kakubo përballet tashmë me akuza “transaksione dashakeqe biznesi” ndërsa deklaroi vetëm se është dorëhequr që qeveria “të mos humbasë vëmendjen” nga zhurma e […]