Çahet toka 3 kilometra, shpërthen sërish vullkani në Islandë, llava 50 metra në ajër!
Shatërvanë llave që u ngritën 50 metra në ajër shoqëruan me pamje spektakolare, por edhe frikësuese njëkohësisht shpërthimin e tretë vullkanik që nga muaji dhjetor në Islandën jugperëndimore. Pamjet nga gadishulli Reykjanes treguan lumenjtë e masës së shkrirë të zbrisnin nga një e carë toke 3 kilometra e gjatë. Qyteti më i afërt, Grindavik, ishte evakuuar tashmë gjatë shpërthimit të fundit më 14 janar, por shpërthimi i fundit ka detyruar […]