play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

“S’ka telefonata jashtë orarit të punës”, Australia u jep të drejtë punëtorëve të injorojnë shefat

today08/02/2024

Background
share close

Australianët po mbështesin ligjet e reja të propozuara nga kryeministri Antony Albanese që do t’u japë punëtorëve të drejtën për të injoruar thirrjet dhe mesazhet nga shefat e tyre jashtë orarit të punës.

“Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Të gjithë duhet të relaksohemi, të gjithë duhet të fikim telefonat dhe të mos shqetësohemi nga emailet dhe telefonatat në mes të natës. Të dy fëmijët e mi janë gjithashtu avokatë, kështu që ata punojnë me orë të gjata dhe shpesh ata marrin mesazhe që vijnë gjatë natës. Ne nuk jemi makineri, jemi njerëz.”

Në përgjithësi ideja që t’i mund ta fikësh telefonin kur  mbaron orarin e punës dhe kur shkon në shtëpi  dhe je duke bërë gjërat e tua tuaja gjatë fundjavës ose kur  je pushim,  është diçka shumë e mirë dhe e arsyeshme për mua.”

Qeveria australiiane thotë se këto ndryshime do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe do të kontribuojnë në rivendosjen e një ekuilibri të shëndetshëm mes punës dhe jetës personale.

Punonjësit që mendojnë se po kontaktohen në mënyrë të paarsyeshme, fillimisht duhet ta adresojnë çështjen tek punëdhënësi i tyre. Nëse çështja mbetet e pazgjidhur, ata mund të ankohen tek autoritetet australiane të cilët do të vendosin gjoba ndaj punëdhënësve që shkelin rregullat.

Ligje të ngjashme që u japin punonjësve të drejtën për të fikur telefonat e tyre janë tashmë në fuqi në Francë, Gjermani dhe vende të tjera në Bashkimin Evropian.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *