Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today12/10/2026
● Lojtarët e EA SPORTS FC 27™ të të gjitha niveleve, nga pothuajse 80 vende, do të kenë mundësinë të garojnë në Red Bull Wings Cup, përmes një rrugëtimi që përfshin kualifikueset online dhe ato universitare, deri te Finalja Botërore në Miami. Regjistrimi është tashmë i hapur.
● Kanaqet e edicionit të Red Bull Wings Cup do të mundësojnë shpërblime brenda lojës EA SPORTS FC™ 27. Kodi unik i cili gjendet prapa hapëses së kanaqes duhet të aktivizohet brenda lojës në mënyrë që shpërblimet të aktivizohen.
Kosovë, 2026 – Gara për një udhëtim drejt Miami-t ka filluar.
Regjistrimet janë tashmë të hapura edhe në Kosovë për Red Bull Wings Cup, një garë e re e EA SPORTS FC™ 27 e cila u mundëson lojtarëve një shansë për të garuar dhe përfaqësuar vendet e tyre në një skenë botërore, si asnjëherë më parë.
Duke u zhvilluar në pothuajse 80 vende dhe në partneritet me EA SPORTS dhe PlayStation, Red Bull Wings Cup mirëpret lojtarë të të gjitha niveleve për të garuar, qoftë nga shtëpia apo nga kampusi.
Vetëm ai/ajo që do të arrijë në krye do të siguroj një vend në Finalen Kombëtare, duke fituar mundësinë për të përfaqësuar Kosovën në Finalen Botërore të Red Bull Wings Cup – që do të mbahet në stadiumin “Nu” të Inter Miami-t në Miami, SHBA, në fillim të vitit 2027.
Kjo Finale Botërore e jashtëzakonshme do të ndërthurë lojën konkurruese me momente reale futbolli, ndërsa finalistët do të garojnë për t’u shpallur kampioni i parë historik i Red Bull Wings Cup.
Udhëtimi fillon kur lojtarët regjistrohen në një nga dy ligat:
● Liga Universitare
Studentët e regjistruar aktualisht në universitet garojnë në konzola PlayStationⓇ 5 në raunde kualifikuese brenda kampusit kundër studentëve të tjerë nga mbarë Kosova, duke luajtur EA SPORTS FC™ 27 Rush.
● Liga Online
Lojtarët mund të hyjnë në Ligen e Hapur Online përmes konsolave të tyre, duke luajtur EA SPORTS FC™ 27 Ultimate Team. Link-u
● Wildcard
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të sigurojnë kualifikimin e drejtpërdrejtë në finalen e madhe të Red Bull Wings Cup, e cila do të mbahet më 1 Nëntor, përmes dy aktiviteteve kualifikuese gjatë muajit Tetor.Në CineStar do të zhvillohet turneu Neptun CS2 Champion, ku garuesit do të kenë mundësinë të fitojnë një vend në finalen e kompeticionit. Një mundësi shtesë kualifikimi do të ofrohet edhe në kuadër të një aktivizimi me Burger King, ndërsa detaje të mëtejshme do të publikohen së shpejti në rrjetet sociale të Red Bull Kosova.
Red Bull Wings Cup është e hapur për të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart, të cilët janë banorë aktualë të Kosovës. Mund të zbatohen kushte dhe rregulla lokale. Fazat kualifikuese në Kosovë përfundojnë më 25 Tetor 2026.
Lojtarët më të mirë si nga kualifikimi i Online Qualifier ashtu edhe nga Liga Universitare do të kalojnë në finalet e kombëtare, ndërsa kampioni/ja kombëtar/e që plotëson kriteret do të fitoj të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në finalen botërore në Miami.
Përtej vetë turnamentit, në mbarë botën është lansuar në treg një kanaçe e edicionit të “Red Bull Wings Cup”.
Çdo kanaçe do t’u japë konsumatorëve që plotësojnë kriteret mundësinë për të zhbllokuar shpërblime brenda lojës EA SPORTS FC™ 27 dhe për të garuar për një udhëtim drejt finales botërore në Miami, duke u ofruar lojtarëve edhe më shumë mënyra për t’u bërë pjesë e përvojës “Red Bull Wings Cup”, kudo që ata luajnë.

Red Bull Wings Cup është në partneritet me EA SPORTS dhe PlayStation® Tournaments.
Regjistrimet janë tashmë të hapura, nëpërmjet: Red Bull Wings Cup
Për më shumë informacion rreth Red Bull Wings Cup, përfshirë mënyrën e përfitimit të shpërblimeve dhe pjesëmarrjes në garë, vizitoni www.redbullwingscup.com
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)