play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rama i rikthehet satelitëve: Ngrihen brenda vitit, do inspektojmë bujqësinë nga qielli

today28/06/2022

Background
share close

Dështon tenderi i Ramës për ngritjen e satelitëve 'Albania 1' dhe 'Albania 2'  - KRYESORE

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për bujqësinë i është rikthyer idesë së tij për të dërguar në orbitë satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’, të cilët ishin premtuar për të qenë gati brenda këtij muaji.

Por kryeministri është shprehur se ka pasur vonesa dhe brenda këtij viti ideja e tij do të realizohet, me institucionet shqiptare që do të inspektojnë më pas bujqësinë nga qielli, jo vetëm me dronë por edhe me satelitë.

“Na duhet të shtyjmë më shumë tek teknologjia dhe inovacioni. Nëse mbi 15 mijë fermerë duan naftë, po sa traktorë ka ky vend se nuk del llogaria. Ka një shkalë fiktiviteti. Si do të adresohet? Do të adresohet përmes teknologjisë dhe  formalizimit. Nga një anë me regjistrin e tokës dhe vënien në përdorim dronët dhe satelitëve. Përmes formalizmit me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për shkak të procedurave kanë marrë më shumë kohë sesa e kishim parashikuar, por do të vijnë brenda këtij viti dhe me faturat, naftën do ta marrësh por duhet të sjellësh faturat. Ne nuk kemi dashur ta bëjmë të vështirë dhe të lodhshme prandaj ne jemi duke punuar që inspektimin ky vend ta çojë në qiell. Ta bëjë me satelitë, drona dhe jo me inspektorë”, tha Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *