Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Shqipëria e vajzave e nisi në mënyrën më të mirë fushatën kualifikuese të Botërorit 2027, duke triumfuar në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Malit të Zi dhe duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme.
Të dy golat për Kombëtaren e drejtuar nga Armir Grima u realizuan nga kapitenia Megi Doçi, në një ndeshje që prodhoi jo vetëm tre gola, por edhe emocione të shumta përgjatë 90 minutave.
Fraksioni i dytë nisi me një moment të rrezikshëm nga përfaqësuesja malazeze, por ishim me fat. Në minutën e 51-të, skuadra jonë ishte pranë golit të avantazhit. Krasniqi kros në zonë, gjen Doçin, e cila godet me kokë, por portierja pret sërish.
Pak minuta më vonë, vajzat tona humbin një tjetër shans të mirë me Franjen. Pas një kombinimi të bukur, Krasniqi pason me kokë për Franjen, e cila gjuan mbi traversë.
Ekipi nuk ndalet në kërkim të golit dhe në minutën e 64-t krijon një tjetër mundësi të artë për epërsinë. Krasniqi pason për Fortesën, por topi ndalet nga portierja. Topi mbetet në zonë dhe Doçi provon menjëherë, por portierja malazeze tregohet vendimtare duke grushtuar dhe shpëtuar rezultatin.
Në momentin tonë më të mirë, vendaset kalojnë në avantazh me golin e realizuar në minutën e 67-të nga kapitenia Kuc.
Barazimi nga skuadra jonë vjen shumë shpejt, pas tre minutash, falë golit të kapitenes Doçi. Krasniqi dërgon bukur topin në zonë, ku Megi Doçi ndodhet në vendin e duhur dhe realizon për 1-1.
Në minutën e 76-të vjen edhe goli i avantazhit për Shqipërinë. Sërish protagoniste është Megi Doçi, e cila shënon një eurogol nga goditja e dënimit, duke vulosur rezultatin 1-2 për Shqipërinë.
Shqipëria e vajzave do të luajë ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Botërorit kundër Çekisë më 7 mars, në ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)