play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

1184 Results / Page 24 of 132

Background

Bota

Dy portrete të mëdha të Navalny shfaqen në Vjenë

Dy portrete të mëdha të liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny janë shfaqur në një ndërtesë në Vjenë. Fotografitë janë pikturuar në një pronë në pronësi të familjes së një ish-ministri të Jashtëm çek, pas një monumenti për ushtarët sovjetikë. Monumenti që portretizon një ushtar sovjetik u ndërtua pasi trupat sovjetike pushtuan Vjenën në vitin 1945. Portretet janë pikturuar nga dyshja austriake e grafiteve Joel Gamnou, të cilët […]

today27/03/2024

Bota

Traktorët “pushtojnë” Brukselin, kaos pranë selisë së BE

Vijojnë protestat e fermerëve në Belgjikë. Sipas raportimeve të fundit, qindra traktorë u pozicionuan në rrugët pranë selisë së Bashkimit Evropian në Belgjikë. Fermerët nuk kanë ngurruar të hedhin panxhar, vezë, e pleh organik ndaj policisë. Madje kanë ndezur dhe zjarr në stacione metroje. Fermerët përballen me policinë në Bruksel, hera e 3-të brenda muajit Të Martën, ata kërkuan që të marrë fund burokracia dhe praktikat e padrejta tregtare duke […]

today27/03/2024

Bota

Trump, ‘fitore’ në Gjykatën e Apelit/ Gati të depozitojë garancinë, ‘shpëton’ nga gjoba 454 mln

Konsiderohet një fitore për Donald Trumpin vendimi i Gjykatës së Apelit në Nju Jork për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të gjobës prej 454 milionë dollarësh ndaj ish-presidentit nëse ai arrin të depozitojë një garanci prej 175 milionë dollarësh brenda 10 ditëve. Nëse garancia depozitohet, kjo do të pezullojë procesin e ekzekutimit të vendimit dhe do t’ia ndalojë shtetit të Nju Jorkut sekuestrimin e pasurive të kandidatit të pritshëm për […]

today26/03/2024

Bota

Florida me një ligj të ri! Ndalon fëmijët nën 14 vjeç të përdorin mediat sociale

Fëmijët nën 14 vjeç do të ndalohen të përdorin mediat sociale në Florida nga viti i ardhshëm. I nënshkruar në ligj nga guvernatori Ron DeSantis, legjislacioni i kërkon kompanive të mediave sociale të fshijnë llogaritë e personave nën 14 vjeç. Fëmijët e moshës 14 dhe 15 vjeç do të kenë nevojë gjithashtu për pëlqimin e prindërve përpara se të regjistrohen në platforma si Instagram dhe Snapchat . Kompanitë që nuk arrijnë të fshijnë llogaritë […]

today26/03/2024

Bota

U godit nga anija, për 10 sekonda ura në SHBA shembet tërësisht (Video)

Një urë në qytetin amerikan të Baltimores është shembur tërësisht pasi është goditur nga një anije me kontejnerë që po lundronte në ujërat e lumit Parapsco. Nga informacionet paraprake, të siguruara nga BBC News, deri më tani raportohet se 7 persona dhe disa automjete që po lëvizin në urë kanë rënë në lumë në momentin e shkatërrimit të urës. Akoma nuk dihet nëse ka viktima, ndërsa aktualisht po zhvillohet një […]

today26/03/2024

Bota

Rregullatorët evropianë nisin hetim kundër Apple, Google dhe Meta

Rregullatorët evropianë i kanë nisur hetimet kundër kompanive Apple, Google dhe Meta të hënën. Ky është rasti i parë i hetimeve në përputhje me ligjin e ri – që hyri në fuqi këtë muaj – i cili ka për qëllim të mos i lejojë kompanitë e mëdha të teknologjisë ta kontrollojnë tregun digjital. Komisioni Evropian tha se po i heton këto kompani për “mosbindje” ndaj Aktit të Tregjeve Digjitale (ATD). […]

today25/03/2024

Bota

Problemet e vazhdueshme të sigurisë me avionët, CEO i Boeing: Do të largohem nga kompania

CEO i Boeing, Dave Calhoun tha të hënën se ai synon të largohet nga kompania deri në fund të vitit dhe paralajmëroi se do të ketë një ndryshim të madh të lidershipit. Kryetari i Boeing dhe kreu i njësisë së avionëve komercialë pritet të largohen gjithashtu sipas CNN. Kryetari i Boeing, Larry Kellner nuk do të kandidojë për rizgjedhje si drejtor bordi. Bordi ka zgjedhur ish-CEO i Qualcomm Steve Mollenkopf […]

today25/03/2024

Bota

OKB miratoi rezolutën për inteligjencën artificiale

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi dje rezolutën e parë globale për inteligjencën artificiale (AI) për të inkurajuar mbrojtjen e të dhënave personale, mbikëqyrjen e AI dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thanë zyrtarët amerikanë. Rezoluta jo-detyruese, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e bashkë-sponsorizuar nga 122 vende të tjera, u negociua për tre muaj dhe parashikon forcimin e privatësisë, thanë zyrtarët në një […]

today22/03/2024

Bota

Rusia dhe Kina vendosin veto, rrëzohet rezoluta e SHBA për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Rusia, Kina dhe Algjeria kanë vënë veton ndaj një projekt-rezolute të SHBA-së që lidhte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Ambasadori i Rusisë në Këshillin e Sigurimit Vasily Nebenzya e bëri të qartë kundërshtimin e Moskës ndaj projekt-rezolutës së SHBA-së edhe para votimit. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara se nuk po bëjnë asgjë për të frenuar Izraelin në Gaza dhe u tall […]

today22/03/2024

0%