play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

2048 Results / Page 23 of 228

Background

Bota

Valë e re e të nxehtit, zjarrfikësit luftojnë me flakët në Spanjë, 750,000 hektarë të shkrumbuar

Spanja do të përballet me një valë të re të të nxehtit duke nisur nga e mërkura, e cila pritet të zgjasë të paktën deri të dielën, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për një rrezik “ekstrem” të përhapjes së zjarreve në pyje. Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Spanjës (Aemet) bëri të ditur se temperaturat e larta dhe erërat do të përkeqësojnë ndjeshëm situatën, duke e bërë edhe më të vështirë punën e ekipeve […]

today27/07/2026

Bota

Nafta bie me mbi 9% pas sinjaleve për ulje të tensioneve SHBA-Iran

Çmimi i naftës ka pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se një pauzë në sulmet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të hapë rrugën për uljen e tensioneve dhe një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Nafta Brent, referenca kryesore globale për çmimin e naftës, ra në një moment me më shumë se 9%, duke zbritur në 87.59 dollarë për fuçi. Kjo është një kthesë e fortë […]

today27/07/2026

Bota

Europa goditet nga vala e zjarreve/ Evakuohen 40 mijë persona në Cap Ferret, Spanja shpall emergjencë kombëtare nga flakët

Një valë e madhe zjarresh ka përfshirë jugperëndimin e Francës dhe disa zona të Spanjës, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin evakuime masive dhe të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare. Në Francë, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e plotë të gadishullit Cap Ferret, një nga destinacionet më të njohura turistike në bregdetin e Atlantikut, ku rreth 40 mijë persona janë larguar ose janë në proces largimi nga zona. Dhjetëra mijëra turistë dhe banorë po […]

today24/07/2026

Bota

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ndërmarrë një hap të ri drejt forcimit të kapaciteteve të sigurisë brenda institucionit që drejton, duke krijuar një strukturë të re të brendshme për analizën e inteligjencës. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Kolegjit të Komisionerëve para pushimeve verore dhe struktura e re do të nisë funksionimin më 1 shtator. Bëhet fjalë për Sekretariatin e Kolegjit të Sigurisë, i […]

today24/07/2026

Bota

Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues/ Raportohen probleme në disa vende

Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22 korrik. Shumë përdorues kanë hasur vështirësi në hyrjen në llogaritë e tyre, ndërsa të tjerë kanë raportuar probleme me dërgimin dhe marrjen e mesazheve nëpërmjet Messenger. Sipas të dhënave nga platforma e monitorimit të ndërprerjeve DownDetector, janë regjistruar qindra raportime për keqfunksionime të aplikacioneve të kompanisë Meta nga përdorues në vende […]

today23/07/2026

Bota

BE gjobit Google-n me 890 milionë euro

Google është gjobitur me një shumë totale prej 890 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian për shkelje të rregullave të konkurrencës në tregun digjital. Sipas Komisionit Evropian, kompania ka favorizuar shërbimet e veta si ofertat për blerje, hotele dhe fluturime duke i renditur më lart në rezultatet e kërkimit krahasuar me platformat konkurrente. Nga kjo shumë 460 milionë euro lidhen me mënyrën se si funksionon motori i kërkimit Google, ndërsa 430 […]

today23/07/2026

Bota

Rast i rrallë në botë: Nëna sjell në jetë katërnjaket identike

Një grua australiane ka sjellë në jetë katër vajza identike, të konceptuara në mënyrë natyrale, në një shtatzëni që mjekët e kanë cilësuar si ndër më të rrallat dhe më të rrezikshmet e regjistruara ndonjëherë. Katër foshnjat lindën me operacion cezarian më 14 korrik, në javën e 28-të e katër ditë të shtatzënisë, në Royal Brisbane and Women’s Hospital. Sipas ekipit mjekësor, bëhet fjalë për katërnjakë monozigotikë, një fenomen tepër […]

today21/07/2026

Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë/ Protesta jashtë Asamblesë, kundër projektligjit

Ligjvënësit francezë miratuan një projektligj që krijon të drejtën ligjore për vdekje të asistuar për të rriturit me sëmundje të pashërueshme, duke i dhënë fund një debati të ashpër etik dhe politik. Asambleja Kombëtare e miratoi projektligjin me 291 vota pro dhe 241 kundër. “Për këtë çështje, e cila është aq personale sa është serioze dhe që ka të bëjë me jetën, vuajtjet dhe dinjitetin, kishte vetëm një qasje të […]

today17/07/2026

Bota

Buenos Aires në festë/ Qindra mijëra tifozë pushtojnë rrugët pas finales së Argjentinës

Buenos Aires u kthye në një festë gjigante pas kualifikimit të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026. Mijëra tifozë dolën në rrugët e kryeqytetit për të festuar fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale dhe arritjen në finalen e dytë radhazi të Botërorit, si edhe të tretën në 12 vitet e fundit. Në vendin ku futbolli konsiderohet një fe dhe Lionel Messi është idhulli i padiskutueshëm, festimet morën përmasa […]

today16/07/2026