play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Schengen nën presion, 10 vende rikthejnë kontrollet në kufij

today02/09/2026

Background
share close

Italia ka vendosur të zgjasë edhe me 15 ditë kontrollet në kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, një masë që ka shkaktuar edhe reagimin e Madridit.

Vendimi i Romës i është njoftuar Komisionit Evropian, i cili pritet ta shqyrtojë, por burime nga BE-ja bëjnë të ditur se Brukseli nuk pritet të kundërshtojë publikisht masën.

Komisioni Evropian kishte kërkuar në qershor që këto kontrolle të hiqeshin gradualisht dhe të zëvendësoheshin me masa alternative. Megjithatë, vetëm Sllovenia e ka ndjekur këtë kërkesë.

Edhe Italia ishte kritikuar më herët nga Brukseli për kontrollet në kufirin me Slloveninë. Pavarësisht kësaj, Roma i ka zgjatur masat deri më 18 dhjetor.

Rasti i Spanjës është veçanërisht i debatueshëm, pasi sipas burimeve evropiane nuk ka prova se migrantët që mbërrijnë në Ceuta po përdorin territorin spanjoll për të kaluar më pas drejt Italisë përmes zonës Schengen.

“Duhet të shpresojmë që kjo zgjatje të jetë e fundit”, është shprehur një zyrtar i BE-së.

Përballë rikthimit të kontrolleve nga një numër gjithnjë e më i madh shtetesh, Komisioni Evropian po has vështirësi për të kundërshtuar masat e qeverive kombëtare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *