Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today02/09/2026
Hakerat iranianë dyshohet se kanë tentuar gjatë javëve të fundit të godasin infrastrukturën kritike në Shtetet e Bashkuara, duke synuar jo vetëm sistemet e furnizimit me ujë, por edhe rrjetet e telekomunikacionit, impiantet energjetike dhe shërbime të tjera.
Lajmi është raportuar nga NBC News, i cili citon katër burime të njohura me informacionet e mbledhura nga qeveria amerikane dhe sektori privat mbi kërcënimet kibernetike.
Muajin e kaluar, FBI kishte nisur tashmë një hetim mbi sulme kibernetike ndaj sistemeve bashkiake të furnizimit me ujë në të paktën shtatë shtete amerikane.
Sipas NBC News, një kanal në Telegram që paraqitet si pjesë e operacioneve kibernetike iraniane, i quajtur APT Iran, ka kërcënuar gjithashtu me sulme të reja.
“Së shpejti, Shtetet e Bashkuara do të përballen me ngjarje të papritura dhe kritike në sektorët e energjisë, ujit dhe telekomunikacionit”, thuhet në një mesazh të publikuar nga grupi.
Megjithatë, grupi nuk ka paraqitur prova që të dëshmojnë se ka realizuar me sukses sulme kibernetike ndaj objektivave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, autoritetet amerikane përgjegjëse për sigurinë kibernetike kanë paralajmëruar se hakerat iranianë po përpiqen të depërtojnë në sistemet e kontrollit industrial të lidhura me internetin.
Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të infrastrukturës kritike që të forcojnë masat e sigurisë dhe mbrojtjen e sistemeve të tyre ndaj kërcënimeve kibernetike.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)