play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

1089 Results / Page 16 of 121

Background

Bota

Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me më shumë se 10 mijë dronë

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps ndodhet në Kiev për një takim me presidentin Volodymyr Zelensky- dhe ka njoftuar një tjetër mbështetje të Mbretërisë së Bashkuar. Vendi ishullor do të sigurojë një investim të mëtejshëm prej 125 milion paund, i cili do të financojë më shumë se 10,000 drone, shkruan Sky News. Këto përfshijnë dronët me pamje nga personi i parë (FPV), 1000 dronë sulmues në një drejtim dhe dronët […]

today07/03/2024

Bota

Teknologjia e realitetit virtual po përdoret për të zbuluar shenjat e Alzheimerit!

Teknologjia e realitetit virtual është përdorur për të zbuluar shenjat që paralajmërojnë Alzheimerin. Një kërkim në Universitetin e Kembrixhit vëzhgoi nëse personat e rrezikuar nga sëmundja kishin një sens të dobët orientimi ose probleme në lundrimin hapësinor. Pjesëmarrësve iu kërkua të lundronin në një mjedis virtual ndërsa mbanin pajisjen VR. Rezultatet treguan probleme në lundrimin hapësinor, të cilat mund të zhvillohen vite ose dekada përpara çdo simptome tjetër. Rreth 100 […]

today06/03/2024

Bota

SHBA/ Nikki Haley pezullon fushatën, tërhiqet nga gara presidenciale

Nikki Haley ka njoftuar se do të tërhiqet nga nominimi republikan, për të garuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Megjithatë, pas tërheqjes, Haley deklaroi se nuk është penduar për këtë vendim. “Pak më shumë se një vit më parë nisa fushatën time për presidente, kur fillova, thashë se fushata ishte e bazuar në dashurinë time për vendin. Vetëm javën e kaluar, nëna ime, një emigrante e gjeneratës së parë, votoi […]

today06/03/2024

Bota

I vendosi 1.8 miliardë euro gjobë, reagon Apple ndaj BE-së: Abuzime në treg!

Apple njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër vendimit të rreptë të marrë një ditë më parë nga Komisioni Europian, i cili i vendosi gjigandit të teknologjisë një gjobë prej 1.8 miliardë eurosh, me argumentin e abuzimeve në treg. Sipas KE-së, kompania amerikane ka abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg. Autoriteti i Brukselit thotë se Apple ka shitur aplikacione transmetimi të muzikës për përdoruesit e iPhone dhe […]

today05/03/2024

Bota

Suedia në NATO/ Presidenti i Hungarisë nënshkruan projektligjin që miraton pranimin e shtetit nordik në aleancë

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok ka nënshkruar projektligjin që miraton pranimin e Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s, sipas një deklarate të martën nga zyra e presidentit. Ligjvënësit miratuan pranimin e Suedisë në NATO më 26 shkurt, duke hequr pengesën e fundit përpara hapit historik të vendit nordik, neutraliteti i të cilit zgjati gjatë dy luftërave botërore dhe Luftës së Ftohtë, shkruajnë mediat e huaja. Stokholmi braktisi politikën e tij […]

today05/03/2024

Bota

Bitcoin drejt rekordeve të reja/ Arrin në 65 mijë dollarë, niveli më i lartë në dy vite

Bitcoin po shkon drejt niveleve të reja rekord. Kriptovaluta preku të hënën nivelin më të lartë të dy viteve arritur në 65 mijë dollarë, pas një fluksi të lartë parash të investuara në fondet e tregtuara në Bitcoin. Monedha digjitale është rritur me rreth 5.7% brenda 24 orëve, ndërsa si raport një javor rritja rezulton të jetë me gati 27%. Pjesa më e madhe të rritjes në javët e fundit […]

today05/03/2024

Bota

Elon Musk padit OpenAI për shkelje të marrëveshjes

Elon Musk ka paditur OpenAI, bashkëthemeluesit e tij Sam Altman dhe Greg Brockman dhe entitete të lidhura, duke pretenduar se krijuesit e ChatGPT kanë shkelur marrëveshjet e tyre për të zhvilluar AI. Musk, një bashkëthemelues dhe mbështetës i hershëm i OpenAI, pretendon se Altman dhe Brockman e bindën atë që të ndihmonte në gjetjen dhe financimin e startup-it në 2015 me premtimet se do të ishte një organizatë jofitimprurëse. Marrëveshja […]

today01/03/2024

Bota

Dokumentet e klasifikuara, pritet të caktohet data e gjyqit për ish-presidentin Trump

Gjykatësja federale që mbikëqyr çështjen penale ndaj ish-presidentit Donald Trump lidhur me dokumentet e klasifikuara, pritet të caktojë të premten një datë për gjyqin. Është një vendim i rëndësishëm pasi mund të përcaktojë nëse kandidati kryesor i Partisë Republikane do të dalë në gjyq këtë vit për t’u përballur me akuzat se mori me vete të dhëna tepër sekrete kur iku nga Shtëpia e Bardhë dhe i fshehu ato nga […]

today01/03/2024

Bota

Skandal në Francë, vidhet çanta që përmbante planin e sigurisë për Lojërat Olimpike të Parisit

Një çantë që përmbante një kompjuter dhe dy memorie USB të cilat kishin planet e sigurisë së policisë për Lojërat Olimpike të Parisit është vjedhur në një tren në stacionin Gare du Nord të kryeqytetit francez. Çanta i përkiste një inxhinieri nga Parisi, tha policia të martën, duke konfirmuar një raport nga televizioni BFM dhe duke shtuar se ai e kishte vendosur çantën në ndarjen e bagazhit mbi ulësen e […]

today28/02/2024