Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/03/2024
Teknologjia e realitetit virtual është përdorur për të zbuluar shenjat që paralajmërojnë Alzheimerin.
Një kërkim në Universitetin e Kembrixhit vëzhgoi nëse personat e rrezikuar nga sëmundja kishin një sens të dobët orientimi ose probleme në lundrimin hapësinor. Pjesëmarrësve iu kërkua të lundronin në një mjedis virtual ndërsa mbanin pajisjen VR. Rezultatet treguan probleme në lundrimin hapësinor, të cilat mund të zhvillohen vite ose dekada përpara çdo simptome tjetër.
Rreth 100 të rritur asimptomatikë, të moshës 43 deri në 66 vjeç, përdorën VR për të përcaktuar dhe ndjekur një rrugë nga një vend në tjetrin. Studiuesit vunë re dëmtime tek meshkujt, por jo tek femrat. Mendohet se rezultatet do të ndihmojnë në zhvillimin e një mjeti mbështetës për diagnostikimin nga strukturat shëndetësore. Autorja Coco Newton shpreson se studimi do të sjellë diagnozë më të shpejtë dhe më të saktë për njerëzit. Ajo thekson nevojën për studim të mëtejshëm të prekjes së burrave dhe grave nga Alzheimeri.
Alzheimer mund të përhapet nga njeriu tek njeriu përmes incidenteve të rralla mjekësore, sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar. Rastet u zbuluan tek disa persona që kishin marrë hormonin e rritjes nga gjëndrat e hipofizës së donatorëve që kishin ndërruar jetë. Këta donatorë kishin gjasa që të prekeshin nga sëmundja e Alzhaimerit. Personat që morën këto hormone kanë shfaqur shenja të Alzheimerit në një moshë më të hershme sesa ajo e zakonshmja dhe mjekët kanë kuptuar se kjo sëmundje mund të ishte transmetuar nga hormone që ishin të kontaminuara me proteina që mbështjellin trurin.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)