play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

2048 Results / Page 18 of 228

Background

Bota

Kriza e emigrantëve në Ceuta, kryeministri Sanchez kërkon zgjidhje

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, ndërsa autoritetet në Ceuta po përballen ende me pasojat e mbërritjes masive të emigrantëve nga Maroku. Mbledhja do të zhvillohet në Madrid, në pallatin Moncloa. Në fokus do të jetë situata në Ceuta dhe masat që duhen marrë për rikthimin e normalitetit. Ceuta, një enklavë spanjolle në Afrikën e Veriut, përjetoi një fluks të madh […]

today24/08/2026

Bota

Ekspertët britanikë: El Nino, më i forti në 100 vjet

Fenomeni El Nino, që po zhvillohet në Oqeanin Paqësor, mund të jetë më i forti i regjistruar në historinë moderne, paralajmërojnë ekspertët e zyrës meteorologjike në Britani. El Nino shfaqet çdo dy deri në shtatë vjet dhe zakonisht zgjat rreth një vit. Ai shkakton rritjen e temperaturave të sipërfaqes së oqeanit dhe çliron sasi të mëdha nxehtësie në atmosferë, duke ndikuar në motin në shumë pjesë të botës. Sipas parashikimeve […]

today21/08/2026

Bota

Princi Harry, këngëtari Elton John dhe disa figura të tjera të njohura duhet t’i paguajnë miliona paund “Daily Mail”

Princi Harry i Britanisë, këngëtari Elton John dhe paditës të tjerë të njohur rrezikojnë të paguajnë miliona dollarë nga xhepi i tyre për të mbuluar shpenzimet ligjore të botuesit të gazetës “Daily Mail”, pasi një gjykatës vendosi se paditë e tyre të dështuara për shkelje të privatësisë ishin zhvilluar në mënyrë të paarsyeshme, shkruan Reuters. Vendimi i gjykatësit Matthew Nicklin lidhur me shpenzimet, i publikuar të premten, urdhëroi paditësit të bënin […]

today21/08/2026

Bota

Kriza e emigracionit në Ceuta / Spanja planifikon transferimin urgjent të 500 vajzave të mitura drejt territorit evropian

Sipas Ministrisë spanjolle për të Rinjtë dhe Fëmijët, po punohet për transferimin urgjent në Spanjën kontinentale të 500 vajzave emigrante që mbërritën në Ceuta gjatë fluksit masiv të emigrantëve midis 30 dhe 31 korrikut. Burime në ministri shpjegojnë se “ky plan përfshin dekretin-ligj mbretëror që parashikon pritje të detyrueshme, të bazuar në solidaritet, nga të gjitha komunitetet autonome, ose vendosje familjare, si dhe mekanizma të tjerë për të përshpejtuar pritjen”. […]

today20/08/2026

Bota

Meta në gjyq në SHBA, akuzohet se fshehu dëmet e rrjeteve sociale te të rinjtë

Meta po përballet me një proces gjyqësor të rëndësishëm në Oakland, Kaliforni, ku katër shtete amerikane e akuzojnë kompaninë se ka krijuar me qëllim platforma si Facebook dhe Instagram për të krijuar varësi te përdoruesit e rinj. Colorado, Kalifornia, New Jersey dhe Kentucky pretendojnë se Meta e dinte se platformat e saj mund të dëmtonin shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, por e fshehu këtë informacion dhe vazhdoi të mblidhte […]

today20/08/2026

Bota

Europa, betejë me zjarret

Europa vijon të përballet me situatë të vështirë për shkak të zjarreve, me qindra vatra aktive që raportohen në të gjithë kontinentin. Këto pamje vijnë nga Maqedonia e Veriut, ku zjarrfikësit, të ndihmuar nga helikopterë dhe banorë të zonës, luftuan për të vënë nën kontroll vatrat masive në Krushevicë, në jug të vendit. Flakët përfshinë një zonë me bimësi të thatë dhe terren të vështirë malor, ndërsa kullotat favorizuan përhapjen […]

today20/08/2026

Bota

OpenAI ngadalëson trajnimin e modeleve më të avancuara për të forcuar sigurinë

OpenAI ka vendosur të ngadalësojë përkohësisht trajnimin e disa prej modeleve të saj më të avancuara të inteligjencës artificiale, në një përpjekje për të forcuar masat e sigurisë përballë rritjes së shpejtë të aftësive të AI. Kompania bëri të ditur se ka vendosur një pauzë prej dy javësh në trajnimin përmes “reinforcement learning” të modeleve të saj më të fundit, ndërsa po përmirëson sistemet e monitorimit, sigurisë dhe kontrollit. Vendimi […]

today19/08/2026

Bota

Spanja vazhdon të përballet me zjarret

Spanja vazhdon të përballet me zjarret, që kanë detyruar autoritetet të evakuojnë të paktën 700 persona në provincën e Caceres, në perëndim të vendit. Rreth 2,200 hektarë janë prekur dhe të paktën tre ndërtesa janë djegur. 23 njësi zjarrfikëse dhe 23 avionë zjarrfikës janë në terren për të mbajtur nën kontroll flakët. Autoritetet rajonale izoluan dy qytete në perëndim të Madridit, Aldea del Fresno dhe Villamantina, për shkak të një […]

today19/08/2026

Bota

Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

Norvegjia planifikon të kufizojë blerjen e autobusëve nga Kina dhe vende të tjera me të cilat nuk ka bashkëpunim në fushën e sigurisë. Propozimi është bërë i ditur nga Ministria norvegjeze e Transportit, e cila argumenton se rritja e numrit të autobusëve nga këto vende mund të përbëjë rrezik për sigurinë kombëtare. Ministri i Transportit dhe Komunikimeve, Jon-Ivar Nygard, tha se në një situatë ndërkombëtare gjithnjë e më të tensionuar, […]

today19/08/2026