play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

2048 Results / Page 20 of 228

Background

Bota

Trump kufizon vaksinat për fëmijët

Presidenti amerikan Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që parashikon më pak vaksinime për fëmijet duke e kufizuar përdorimin e tyre për vetëm për 11 lloje virusesh dhe sëmundjesh. Urdhri gjithashtu rekomandon ndarjen e vaksinës së fruthit, shytave dhe rubeolës për fëmijë në tre doza dhe dhënien e dozave në vizita të ndara mjekësore. Ekspertët e kanë kundërshtuar këtë vendim të presidentit amerikan. Agjencia e lajmeve Reuters, citon ekspertë të […]

today11/08/2026

Bota

Trump ndërroi fshehtas avionin në Ankara

Rreziku i goditjes me raketa nga Irani detyroi stafin e sigurisë së Donald Trumpit të përdorte një rreng për të shmangur rrezikun për jetën e tij, gjatë fluturimit të kthimit në SHBA nga Turqia më 8 korrik pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s në Ankara. Para kamerave, Trump u ngjit në shkallët e avionit presidencial Air Force One, por ajo që nuk u pa ishte se, nga krahu tjetër i […]

today11/08/2026

Bota

Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga muaji qershor

Franca po përgatitet për valën e saj të pestë të të nxehtit që nga qershori i kësaj jave, me 22 departamente të vendosura sot nën alarm portokalli të të nxehtit, transmeton Anadolu. Shërbimi kombëtar i motit “Meteo-France”, lëshoi alarm portokalli të nxehtësisë për 22 departamente në të gjithë vendin pasi temperaturat parashikohen të afrohen deri në 40 gradë Celsius me ardhjen e valës së të nxehtit. “Meteo-France” paralajmëroi se niveli […]

today10/08/2026

Bota

Vera e këtij viti, më e nxehta në historinë e Europës

Dy muajt e fundit ishin më të nxehtët në historinë e vendeve të Evropës Perëndimore, sipas të dhënave të fundit nga shërbimi evropian “Copernicus”. Periudha qershor-korrik shënoi një temperaturë mesatare prej 21.62 gradë Celsius, plot 2.79 gradë mbi mesataren historike, duke thyer rekordet e mëparshme të vitit 2022. Gjermania, Spanja, Franca dhe Uellsi në Britaninë e Madhe regjistruan valë të njëpasnjëshme ku temperaturat kaluan pragjet kritike. Kjo valë konsiderohet si […]

today10/08/2026

Bota

SHBA-të: Verifikim i mediave sociale të gazetarëve të huaj

Shtetet e Bashkuara do të verifikojnë llogaritë e mediave sociale të gazetarëve të huaj që aplikojnë për viza për të punuar në Shtetet e Bashkuara. Raporti në median konservatore The Daily Signal citoi një memo të brendshme që thoshte se një iniciativë nga administrata e Presidentit Donald Trump që kërkon që aplikantët për shumë lloje vizash të bëjnë publike llogaritë e tyre të mediave sociale për shqyrtim po zgjerohet për […]

today07/08/2026

Bota

Trump firmos dy urdhra të rinj kundër “turizmit të lindjeve”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër përpjekje për të kufizuar shtetësinë automatike për personat e lindur në SHBA-të. Vendimi vjen disa javë pasi Gjykata Supreme rrëzoi nismën e tij të parë për t’u mohuar këtë të drejtë fëmijëve të emigrantëve pa dokumente dhe të atyre me qëndrim të përkohshëm. Trump firmosi të enjten (6 gusht), dy urdhra ekzekutivë që synojnë të zgjerojnë kategoritë e fëmijëve që nuk do […]

today07/08/2026

Bota

Vuçiç sfidon Putinin – Pas sulmeve shkatërruese ndaj Rusisë, Zelensky viziton Serbinë për herë të parë

Zyra e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi të shtunën, më 8 gusht, vizita e tij e parë në vend që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë dhe presidencës së tij Vizita vjen në një moment kur Ukraina ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Rusisë, duke goditur objekte ekonomike dhe infrastrukturore të rëndësishme pranë Moskës. […]

today07/08/2026

Bota

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan

Në vitin 2025, 16.5% e personave mbi moshën 16 vjeç në Bashkimin Evropian përdornin çdo ditë duhan ose produkte të lidhura me nikotinën, si cigaret elektronike, qeskat me nikotinë apo produktet e duhanit të ngrohur. Kjo përfaqëson një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2022, kur kjo përqindje ishte 17.5%. Sipas të dhënave, 77.5% e qytetarëve të BE-së nuk përdorin këto produkte ose nuk i kanë përdorur gjatë 12 muajve […]

today06/08/2026

Bota

E pazakontë/ Këshilltarja merr pjesë në mbledhje nga tualeti i shtëpisë

Një mbledhje e Këshillit të Qytetit të Dunedin, në Zelandën e Re, u shoqërua me momente të pazakonta dhe tensione, pasi një këshilltare që po merrte pjesë përmes platformës Zoom u shfaq vetëm pas më shumë se një ore nga nisja e seancës. Në hapje të mbledhjes, kryetarja e bashkisë, Sophie Barker, njoftoi se dy këshilltarë do të merrnin pjesë online. “Ende nuk mund t’i shohim. Ata janë në anën […]

today06/08/2026