Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një vajzë kineze vetëm 6 vjeç ka hyrë në historinë e kubit të rubikut, pasi ka thyer dy herë brenda të njëjtit muaj rekordin botëror për mesataren e zgjidhjes së kubit 3×3 në kategorinë e femrave.
Lian Yunzhi regjistroi mesatare prej 4.52 sekondash dhe më pas 4.27 sekondash, në dy gara të certifikuara nga World Cube Association, në Vuhan dhe Guangzhou.
Pamjet e publikuara tregojnë vajzën duke rrotulluar me shpejtësi kubin, përpara se ta vendosë mbi tavolinë të duartrokasë dhe të festojë me grushtin lart.
Sot, Lian ka mësuar më shumë se 1,300 algoritme për zgjidhjen e kubit dhe stërvitet çdo ditë nga dy deri në tre orë.
Në shtëpinë e saj, trofetë e fituar tashmë janë vendosur në një raft si dëshmi e rekordeve të saj të jashtëzakonshme.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)