Planifikuan sulm ndaj Giorgia Melonit, shpërbëhet grupi neo-nazist në Itali, përfundojnë në pranga 12 anëtarë
Antiterrorizmi në Itali ka shpërbërë një rrjet neo-nazist të quajtur “Ujku”, i cili kishte planifikuar sulme ndaj kryeministres Giorgia Meloni. Baza e këtij rrjeti ishte në Bolonja, por arrestime janë realizuar thuajse në të gjithë Italinë. Deri tani, 12 persona janë vënë në pranga, pasi konsiderohen pjesëtarë të grupit supremacist dhe neo-nazist të quajtur “Werwolf Division”. Ata akuzohen për veprime me qëllime terroriste, propagandë, nxitje të krimeve për arsye racore, […]