play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sasha Ndreka

9544 Results / Page 25 of 1061

Background

Ekonomi

Spanja thyen një rekord të pazakontë: 1,000 ditë pa buxhet të ri

Spanja ka kaluar një moment të pazakontë politik dhe financiar: rreth 1,000 ditë pa miratuar një buxhet të ri kombëtar. Qeveria e drejtuar nga kryeministri Pedro Sanchez nuk ka arritur të miratojë një buxhet të ri gjatë kësaj legjislature, duke vijuar të funksionojë me buxhetin e miratuar në vitin 2022 për vitin fiskal 2023. Qeveria e koalicionit të majtë, e përbërë nga PSOE dhe Sumar, e lidh këtë situatë me […]

today28/09/2026

Sport

Ligat Europiane kërkojnë reforma në FIFA

Katër nga ligat më të mëdha të Europës kërkojnë ndryshime në mënyrën se si drejtohet FIFA. Premier League, Bundesliga, La Liga dhe Serie A kanë firmosur një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë më shumë transparencë dhe kontroll në drejtimin e futbollit botëror. Sipas katër ligave, problemi nuk lidhet vetëm me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, por me mënyrën se si funksionon vetë organizata. Sipas tyre, shumë vendime të rëndësishme merren […]

today25/09/2026

Bota

Mein Kampf, maska e thika/ Shpërndanin propagandë naziste, hetohen të miturit në Itali

Karabinierët kanë kryer 17 kontrolle në banesa dhe pajisje elektronike ndaj 14 të miturve dhe tre të rriturve, të dyshuar për përfshirje në grupe online me ideologji neonaziste, supremaciste. Operacioni u zhvillua në disa qytete italiane, përfshirë Romën, Milanon, Komon, Bolonjën, Genovën, Palermon, Trenton dhe Veronën. Hetimi, i koordinuar nga prokuroritë përkatëse, kishte nisur pas monitorimit të aktiviteteve ekstremiste në internet. Sipas hetuesve, në dy grupe private online, të identifikuara […]

today25/09/2026

Sport

Jo vetëm Xhaka, një tjetër lojtar te Zvicra pranon falsifikimin për vaksinën e Covid-19

Pas Granit Xhakës, një tjetër futbollist i kombëtares së Zvicrës është përfshirë te certifikatat e rreme të vaksinimit ndaj Covid-19. Sulmuesi Breel Embolo ka pranuar publikisht se ka pasur një dokument të falsifikuar gjatë asaj periudhe. Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi se lojtari është lënë jashtë grumbullimit për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve. Edhe pse njoftimi zyrtar nuk dha detaje specifike, mediat vendase zbuluan shpejt lidhjen me hetimin […]

today25/09/2026

Sport

City fajtor për 114 akuza, klubi anglez rrezikon shumë

Një vendim i komisionit të pavarur të Premier League rrezikon të tronditë themelet e klubit të Manchester City-t. Pas hetimeve disa vjeçare, gjiganti anglez është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat për shkelje financiare. Siç raporton media e njohur “The Athletic”, hetimet kanë përfunduar dhe tashmë pritet vetëm caktimi i masës ndëshkuese. Mbi tryezë mbeten të gjitha opsionet e mundshme të sanksioneve ndaj kampioneve në fuqi. Dënimet mund të […]

today25/09/2026

Sport

Stërvitja e fundit, mbrojtësi i Shqipërisë humb duelin me Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë nesër në fushë për të nisur rrugëtimin në Ligën e Kombeve, me ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen zyrtare para ndeshjes, duke u fokusuar te përgatitjet fizike dhe skemat taktike. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë, me rikthimin e Kristjan Asllanit, ndërsa Klisman Cake vijon procesin […]

today25/09/2026

Bota

BE miraton 6.6 miliardë euro për Ukrainën, fund bllokadës së Hungarisë

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje politike për të zhbllokuar një paketë ndihme ushtarake prej 6.6 miliardë eurosh për Ukrainën, e cila mbetej e pezulluar që nga pranvera e vitit 2023 për shkak të vetos së Hungarisë. Vendimi u mor në Bruksel gjatë një takimi të Komitetit Politik dhe të Sigurisë, duke i dhënë fund një bllokade shumëmujore. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, e cilësoi këtë si një […]

today25/09/2026

Bota

Pikëpamje të ndryshme për të ardhmen/ Takimi i parë mes Macron dhe Papës nxjerr në pah divergjencat

Presidenti francez Emmanuel Macron priti në Pallatin Élysée Papa Leonin XIV, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Francë. Takimi vuri në fokus sfidat më të mëdha bashkëkohore, ku palët diskutuan mbi inteligjencën artificiale, krizën klimatike, konfliktet globale dhe raportin mes shtetit e besimeve fetare. Gjatë fjalës së tij, Presidenti Macron e vendosi takimin në kornizën e dialogut tradicional mes Francës dhe Selisë së Shenjtë, duke theksuar […]

today25/09/2026

Europa

Aeroporti i Milanos merr emrin e Silvio Berlusconit

Aeroporti Malpensa i Milanos mban tashmë zyrtarisht emrin “Milano-Malpensa Silvio Berlusconi”, pas një procesi të nisur në vitin 2024, një vit pas vdekjes së ish-kryeministrit italian në moshën 86-vjeçare. Vendimi për riemërtimin u mor nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil (ENAC) dhe u mbështet nga qeveria e qendrës së djathtë. Procesi, megjithatë, u shoqërua me debate politike dhe kundërshtime ligjore nga autoritetet e qytetit të Milanos, të drejtuara nga kryebashkiaku […]

today25/09/2026