Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Italia kërkon të vijojë serinë pozitive në Ligën e Kombeve, por këtë herë përballë do të ketë Turqinë, në një sfidë të rëndësishme për renditjen e grupit, që do të luhet në Bolonjë.
“Axurrët” vijnë me moral të lartë pas reagimit ndaj humbjes në debutim kundër Belgjikës. Italia fitoi 4-1 ndaj Turqisë, përpara se të barazonte 1-1 në transfertën ndaj Francës.
Në gjashtë ndeshjet e fundit para tifozëve të saj, Italia ka regjistruar katër fitore, duke e mbajtur portën të paprekur në të gjitha.
Humbja 3-0 ndaj Belgjikës e ka komplikuar edhe më shumë situatën.
As historia nuk është në favor të turqve: në 15 përballje me Italinë, Turqia nuk ka fituar asnjëherë.
Për këtë sfidë do të mungojë Arda Güler, i pezulluar, ndërsa Italia nuk do të ketë në dispozicion Moise Kean, me Gianluca Scamaccan që pritet ta zëvendësojë.
Një tjetër përballje e rëndësishme do të zhvillohet në Paris, ku Franca pret Belgjikën. Vendasit kryesojnë grupin me vetëm një pikë avantazh, ndërsa belgët mbërrijnë pas dy fitoreve radhazi, pa pësuar gol.
Belgjika do të duhet të bëjë llogaritë pa dy prej lojtarëve të saj kryesorë, Kevin De Bruyne dhe Youri Tielemans, të dy të pezulluar.
Franca, nga ana tjetër, do të jetë pa Dayot Upamecano. Francezët kanë barazuar bilancin e përgjithshëm të përballjeve direkte me Belgjikën, me 30 fitore për secilën skuadër dhe 19 barazime.
Fitorja 1-0 në ndeshjen e parë i dha Francës gjithashtu suksesin e gjashtë radhazi ndaj belgëve. Të dyja ndeshjet e mbrëmjes nisin në orën 20:45.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)